Çmendet moti në Itali, trashësia e borës shkon deri në 1 metër

0
126

Moti ne Itali eshte çmendur në pikun e verës.

Vala e motit të keq që ka mbizotëruar në Lombardi gjatë ditëve të fundit, ka bërë të ndikojnë edhe në rajonin e Pass Stelvios, në kufirin midis Lombardisë dhe Tirolit të Jugut.

Dhe kështu, në muajin gusht, dëborë ka rënë në Alpet italiane.

Që nga mbrëmja e të hënës 3 gusht, ‘flokët’ e dëborës kanë zbardhur rrugët dhe gjithashtu tarracën e hotelit Pirovano, i cili gjendet në lartësinë mbidetare rreth 3000 metra.

Por, mediat italiane raportojnë se kjo gjë është normale në Stelvio. Sigurisht, të shohësh dëborën duke rënë në gusht është ende një pamje interesante.

Në këtë mënyrë proofecia e Ornella Mutti në filmin me Adriano Celentano, ‘Neve in Agosto’ u bë realitet. Ky është një mëngjes gushti në Passo dello Stevio ku borëpastrueset kanë zhbllokuar rrugët nga bora e tepërt e cila ka shkuar deri në trashësinë 1 metër. Sipas ekspertëve, tranzitet e rrymave të Atlantikut mund të jenë shkak për këtë fenomen të pazakontë.

Parashikohet që tmeperaturat së shpejti të rriten dhe në fundjavë t’i kthehet çdo gjë normalitetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here