Braimllari: Hera e tretë që të mbjellat në Korçë dëmtohen nga breshri, fermerët në mëshirë të fatit, asnjë ndihmë nga qeveria

0
126

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari nepermjet nej shkrimi ne Facebook deklaron se fermerët e Korçës janë në mëshirë të fatit pa asnjë ndihmë nga qeveria.

Duke iu referuar dëmeve të shkaktuara nga breshri në fushën e Korçës, Braimllari shkruan se banorët po përballen çdo ditë me papërgjegjshmërinë e institucioneve shtetërore dhe me degradimin e kësaj qeverie.

Postimi i plote:

“Fusha e Korçës përballet me papërgjegjshmëri dhe arrogancën e qeverisë, fermerët në mëshirë të fatit.

Banorët e fushës së Korçës po përballen çdo ditë me papërgjegjshmërinë e institucioneve shtetërore dhe me degradimin e kësaj qeverie. Është hera e tretë që të mbjellat e kësaj zone prishen brenda dy muajsh nga rënia e breshrit dhe fermerët nuk marrin asnjë ndihmë nga qeveria. Qeveria Rama ka degraduar bujqësinë duke e kthyer në bujqësi klienteliste në shërbim të oligarkisë. Sot fermerët e fushës së Korçës kanë nevojë për mbështetje reale për evidentimin e dëmeve dhe për subvencione me qëllim që produkti dhe djersa e tyre të mos shkojë dëm”.

Braimllari Fb
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here