Standard.al

Biberaj: PD në qeveri bashkë me aleatët! Do zgjedhim emrat që na sjellin fitoren

0

Kur është futur në një fazë delikate të përzgjedhjes së kandidatëve, Partia Demokratike tashmë i ka besuar pesëshes së Komisionit të Vlerësimit fatin e emrave të propozuar nga baza për t’u futur në garën elektorale. Ish-kritikë të lëvizjeve politike të Lulzim Bashës, ish-ministra dhe mbajtës postesh të rëndësishme në qeverinë Berisha dhe zëra kundër të qeverisë Rama, Bujar Nishani, Genc Ruli, Besnik Mustafai, Mark Marku dhe pedagogia Enriketa Papa janë shpresa e demokratëve për të përzgjedhur ata që mund t’i sigurojnë fitore të djathtëve. Kështu e sheh edhe ish-deputeti Aleksandër Biberaj armatën që do të seleksionojë të duhurit për garë elektorale.

“Ky është edhe misioni i Ekipit të Vlerësimit. Për të bërë një listë të kandidatëve që do të shkojnë te anëtarësia të shkojë pjesa më e pëlqyer, më me kontribute dhe lista që do të na bëjë fitues sepse garën e kemi me Rilindjen”, tha ai.

Do të nisin fushatën në shtator, por ndonëse Kodi i Ri zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese do të kërkojnë kohë për mbajtjen e zgjedhjeve, demokratët shpresojnë në mrekulli, për të shkuar edhe drejt zgjedhjeve të parakohshme. Kurdo që të mbahen ato, Aleksandër Biberaj është optimist për një fitore spektakolare.

“Situata është shumë e agravuar. Vendi ndodhet pa qeverisje, ka mundësi edhe për zgjedhje të parakohshme, ne do të jemi gati për të gjitha alternativat, qoftë për zgjedhje të përgjithshme, qoftë për ato vendore. Në shtator siç e tha Basha nisim fushatën, të cilën brenda strukturave e kemi nisur që në 25 qershor. Por në shtator do të nisim fushatën ballore, me elektoratin, për të siguruar një fitore spektakolare”, shtoi Biberaj.

Edhe pse kryedemokrati Lulzim Basha i qëndron fomulës aktuale të koalicioneve me lista të ndara kandidatësh për deputetë mes PD dhe partive aleate të saj, Aleksandër Biberaj nuk e përjashton garën me një listë unike të opozitës së Bashkuar.

“Është mision mbarëkombërtar bashkimi i opozitës. Siç kemi qenë në opozitë të bashkuar të jemi edhe në qeverisje. Do të mirëprisja çdo bashkim vullnetesh dhe strategjish për të bërë të mundur fitoren në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.