Standard.al

Avokati i Ndroqit: Hetimet e policisë të paligjshme, SPAK nuk ekzistonte para 18 muajsh

0

Avokati mbrojtës i biznesmenit Ylli Ndroqi Alban Qafa, ka dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë të bëjnë me sekuestrimin e pasurive të tij përfshirë Televizionet Ora Neës dhe RTV Ora.

Sipas Qafës, SPAK ka ‘hetuar’ pa u krijuar ende pasi anëtarët e tij janë betuar tek presidenti vetëm 8 muaj më parë, ndërsa policia theksoi ai, ka bërë me dije se hetimet kanë zgjatur 18 muaj.

Më tej, avokati zbuloi se hetimet janë bërë hetime nga ana e policisë pa u vënë në dijeni prokuroria, duke shtuar se sekuestrimi i pasurive të Ndroqit është i paligjshëm.

“Kemi kërkuar të bëjmë një deklarim për mediat sa i përket zhvillimeve të fundit me bizneset e Ylli Ndroqit. Sipas vendimit të gjykatës dokumenti është marr në shqyrtim në majë të këtij viti, megjithëse kërkesa është miratuar në korrik. Si është e munduar që për 67 ditë hetim u gjetën indicie për të shkuar në sekuestrim të pasurive të Ndroqit. Policia deklaroi se hetimet kanë zgjatur 18 muaj. Vetëm para 8 muajsh prokurorët e SPAK janë betuar para presidentit. Si mund të zhvillojë SPAK një hetim kur nuk ka ekzistuar.

Nëse i referohemi deklaratës së policisë, janë bërë hetime pa ju drejtuar prokurorit, hetime të tillë, pa prokurorin dhe referuar ligjit anti-mafia, janë të paligjshme nga ana e prokurorisë gjyqësore dhe policisë. Gjithashtu hetimi është bërë jo në bazë të kompetencave që i jepen OFL-së, por nga organet e mëhershme. Nuk ka asnjë indicie që pasuritë të ishin në gjendje rreziku. Një pjesë e pasurive të vëna në sekuestro nuk janë në pronësi të Ndroqit, edhe ato që janë, i ka vënë në mënyrë të ligjshme”, tha avokati.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.