Standard.al

“Rama i bëri presion Ndroqit për të shkarkuar gazetarin”, Aulon Kalaja: Kronikë e paralajmëruar, presim nëse do ta uli kokën

0

Aktivisti Aulon Kalaja gjatë një bisede në studion e lajmeve të Fax News, ka folur për tema të ndryshme që kanë hapur diskutime të mëdha kohët e fundit, siç është tenderi i rrugës Milot-Fier apo sekuestrimi i pasurive të biznesmenit, Ylli Ndroqi.

Sipas Kalasë, aksi Milot-Fier është paracaktuar për t’ju dhënë një koncesionari grek, ndërsa vlera me të cilën ka fituar është më shumë se dyfishi i kostos që ka autostrada.

Aktivisti theksoi se për një rrugë të tillë mund të kishte marrë borxhe me ndërmjetësimin e BE -së pa interesa apo në formën e granteve, por kryeministri Edi Rama nuk e ka dashur diçka të tillë pasi do ti kishte mbi kokë, ndërsa shtoi se vende të tjera të rajonit kanë përfituar.

“Ditën e shtunë dhe pse të shtunën, zgjodha simbolikën e kalimit të një muaji, sepse vetë tenderi do të zgjasë 3 muaj. Një tender i tillë do kohë të studiohet, sa i realizueshëm është dhe sa është fitimi i firmës. Kjo firmë Greke ka punuar pothuajse në prapaskenë me qeverinë shqip[tare që pikërisht kjo të marrë këtë tender. Edhe kompania që ka bërë studimin e fizibilitetit, ka lidhje me firmën greke, që i bëj thirrje firmës “GEK Terna” që ka punuar me vendet e BE-së të heqë dorë nga ky tender dhe ta shikojë edhe njëherë raportin me qeverinë shqiptare.

A është e vërtetë se 1.2 miliardë euro është kostoja e kësaj rruge, sepse ne kemi bërë studimet tona dhe shkon deri në 500 milionë euro. I jepet e drejta për ngritur traun firmës greke. 4-6 miliardë euro do të dalin nga xhepat e shqiptarëve dhe të shkojnë në xhepat e kësaj firme, paratë shqiptare duhet ti merrnin firmat shqiptare. Pse do rëndojë shqiptarët? Sepse bën pjesë në “Korridorin Blu”, ose “Korridorin Jonian”m, pra nuk është vetëm e jona, por do zgjatohet edhe në vende të tjera të rajonit. Shifra është 7 herë më e lartë se autostrada që po ndërtohet në Kroaci.

BE ka pasur një interes shumë të madh për “Korridorin Blu” por qeveria shqiptare ka ardhur me duart bosh nga samitet. Ata japin borxh ose grante, por Rama nuk ka aplikuar fare, është një pikëpyetje e madhe, ai nuk e do monitorimin nga BE, sepse nuk merr dot para. Kthehet nga grekët se ka marrë para dhe për 30 vjet është bërë aksioner me firmën greke që se di ku ky njeri do ti çojë gjithë këto para”.

Sa i përket sekuestrimit të pasurisë së Ylli Ndroqit, Kalaja tha se ky i fundit ka qenë aty prej vitesh dhe pse nuk është bërë më parë, ndërsa e ka kujtuar edhe procesin gjyqësor me kryebashkiakun Veliaj, apo debatet e fundit për ndryshimet kushtetuese dhe largimin e vëmendjes.

Kalaja tha se ky ishte një presion për të ulur kokën, ndërsa zbuloi se Ndroqit i është kërkuar për të shkarkuar nga puna Artur Zhejin, duke shtuar se pritet ditët në vijim çfarë qëndrimi do të mbajë pronari i medias së njohur Ora News dhe Rtv Ora ndaj qeverisë në të ardhmen, që sipas aktivistit do të tregojë nëse është ndikuar nga presioni apo jo.

“Kam punuar në televizion, nuk e di si lindi kjo vetiu, Ylli Ndroqi aty ka qenë si president në media. Mendoj se ishte një kronikë e paralajmëruar. Ka një gjyq kundër Veliajt, dhe goditja ka ardhur pikërisht në këtë moment. Kam informacion se Veliaj ka kërkuar seancë ndërmjetësimi, por Ndroqi nuk e ka pranuar. Veliaj nuk ka shkuar në asnjë seancë. Mbrojtësit e tij janë munduar ta shtyjnë. U gjend në një situatë ku nuk ka lajme dhe për të hequr vëmendjen nga ndryshimet kushtetuese, në këtë situatë vakumi futet një situatë e tillë kundër një presidenti mediaja. Jam pro çdo hetimi, nuk e kam marrë si sulm ndaj zotit Ndroqi por ndaj medias.

Fatin e këtij televizioni mund ta kenë edhe media të tjera. Mendoj se kthesa që ka bërë Ora News kohët e fundit e ka penalizuar Ndroqin, mendoj se do mbarojë ky proces, kjo është për të ulur kokën. Është një sfidë e hapur që pritet ta shikojnë, çfarë qëndrimi do të mbajë Ndroqi, nëse do të ndryshojë sjellje dhe do e hajë presionin. Di që ka pasur presion për të shkarkuar Artur Zhejin sikurse kanë bërë me gazetarë të tjerë në televizione të tjera. Rama është maniak i medias së lirë dhe e lufton median e lirë. Ky ka kapur 90% të mediave”, tha Kalaja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.