Presidenti Meta: Solidarizim me popullin e Libanit! Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit…

0
123

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për shpërthimin e ndodhur sot në kryeqytetin e Bejrutit, Liban. “Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut! Solidarizim me popullin e Libanit. ?????”,– shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.

Një shpërthim masiv tronditi të martën kryeqytetin e Libanit, Bejrut duke shkaktuar viktima, të plagosur dhe dëme të mëdha materiale. Zyrtarët libanezë thanë se të paktën 50 njerëz u vranë në shpërthimin që tronditi disa pjesë të kryeqytetit të vendit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here