Standard.al

‘Pasditja na ftoi tek parku i liqenit’/ Lali Eri thyen karantinën! A është Veliaj me Covid apo mashtroi sërish?

0

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj alias lali Eri lajmëroi një javë më parë se ka rezultuar pozitiv pas testit me Covid 19 dhe se për dy javët e ardhshme do të punonte nga shtëpia për të mos rrezikuar qytetarët e tjerë të kryeqytetit.

Por ka kaluar vetëm 1 javë dhe lali Eri e ka ‘harruar’ karantinën dhe ka dalë nga shtëpia. Ka qenë vetë kryebashkiaku i Tiranës i cili përmes rrjetit social Facebook njofton se mbrëmjen e sotme e ka kaluar tek kodrat e liqenit, vend i cili frekuentohet më së shumti nga qytetarët e Tiranës.

Me daljen e tij nga shtëpi Veliaj ka thyer dy nga masat anticovid të vendosura nga qeveria rilindase, e para atë të karantinës e cila është dy javë izolim dhe lejohet të dalësh vetëm pasi testi të dalë negativ dhe masa e dytë ajo e rrezikut për të infektuar qytetarët që kanë frekuentuar mbrëmjen e sotme kodrat e liqenit artificial në Tiranë.

Pyetja që Boldnews.al por dhe qytetarët e Tiranës kanë për rilindjen është se: A do të gjobitet dhe dënohet lali Eri për thyrjen e masave anticovid?

Ndërkohë që një tjetër pyetje që na vjen në mëndje është se: A mos na gënjeu lali Eri edhe për Covid 19, ashtu siç shpesh na ka mashtruar gjëta këtyre viteve?

Gjithçka tashmë mbetet për tu sqaruar nga qytetari i parë i Tiranës, por dhe nga autoritete të cilat duhet të veprojnë mbi Veliajn ashtu si ndaj qytetari të thjeshtë të këtij vendi, të cilët janë dënuar vetëm pse nuk kanë paguar 500 lekë energji elektrike. / Boldnews.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.