Standard.al

Nazarko: Çfarë duhet të bëjë Basha për të tërhequr elektoratin “gri”! Arsye të fuqishme për qetësi politike dhe qeveri me bazë të gjerë

0

Analisti Mentor Nazarko komentoi në rubrikën“Opinion”, në News24, zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, duke thënë se “Basha duhet të bëjë maksimumin, të fusë një fluks të ri idesh dhe figurash të reja në ekipin, që do të konkurojnë PS në zgjedhjet e ardhshme”.

“Basha do duhet ta kapërcejë modelin e Berishës, që ishte shumë i suksesshëm me KOP-in, me kundërshtarët e rikthyer, me teknokratët e administratës së UNMIK, miq të vajzës së zotit Berisha, Bashën përfshirë. Basha i 2004-2005 ishte një figurë tërheqëse. Figurat që kishte përballë nga ana e PS- së në debate ishin demode, ndërsa ai kishte një gjuhë perëndimore. Basha i sotëm, që ka bërë disa hapa para, ka një ndryshim pozitiv me fushatën e vet me shenja të moderimit, por ama me procesin e fundit nuk jep shenja optimizmi të ngjashme me KOP-in e Berishës. Gjatë kësaj periudhe shoqërisë sonë i janë ofruar figura të reja në debate si ato të Universitetit, etj dhe PD e sotme mund të kishte thithur ato. Ky mekanizëm që u zgjodh mesa duket nuk e ofron këtë fluks. Edhe integriteti apo eksperienca politike e Komisionit të të urtëve nuk është garanci për cilësi të fluksit të përzgjedhjes. Ndërkohë, Rama megjithë konsumin e llahtarshëm të dy mandateve, muajt e fundit është përpjekur të tregojë se rezonon apo sintonizohet me këto prirje jashtëpartiake.

Rama përpiqet ta rishpikë veten. Ai është përpjekur të krijojënjë parti përtej të majtës dhe të djathtës, mbi to. Me listat e hapura, përtej trukut për t’i hequr deputet në tavolinë opozitës, Rama qetësoi shumë njerëz. Njerëzit që ishin pro listave të hapura po i japin të drejtë. Besoj se ai nuk do të qëndrojë këtu, do ketë surpriza tëtjera, në mënyrë që të bëjë një listë fituese. Ai ka shansin të qendërzohet, të jetë protagonist sepse dhe në kohën e pandemisë, ai rifitoi terren duke identifikuar shtetin me veten- diçka natyrale në kohë frikërash nga fatkeqësi si këto. Rama ka centralizuar pushtetin në partinë e tij, në shtet, shoqëri dhe ekonomi, ndaj nuk e ka problem të sjellë në lista kë te dojë. Problemin e kriminalizimit të politikës nuk e shoh tek ata që nërininë e tyre kanë bërë gjëra të vogla, në emigracio, por tek kriminaliteti i madh i jakave te bardha, me tendera, etj..

Dua të them se është një sfidë e vërtetë për opozitën qëtë tregojë se gjatë kësaj periudhe e ka kapërcyer ylberin, është e hapur, joshëse, thithëse për fluksin e ri.. Unë nuk po shoh, madje radikalizmi në të cilin PD kërcënon se mund të rrëshkasë, mund të jetë largues. Është njëbetejë e vështirë kjo për opozitën, që të jetë tërheqësepër pjesën gri. Mendoj se potenciali opozitar i shoqërisë sonë është i lartë, mbi 50%, por që të jesh tërheqësh për këtë pjesë, do duhet të jeshë i kujdessshëm në përzgjedhje. Basha duhet të bëjë maksimumin me kuotën e vet prej 20%, të fusë një fluks të ri figurash të reja nëekipin, që do të konkurojë PS në zgjedhjet e ardhshme”, tha Nazarko.

I pyetur lidhur me pandeminë e koronavirusit dhe sarol mund të luajë në këtë periudhë, analisti Nazarko u përgjigj “Kjo është një nga ato krizat me karakter global, që imponojnë një paqe të madhe politike. Qoftë tërmeti, dhe tani pandemia, janë dy arsye të fuqishme që në vend të mbizotërojë qetësia. Edhe integrimi evropian është një prioritet absolut, që duhet përballur të paktën si Kroacia, që pati mencurinë të miratojë me konsensus ligjet për integrim. Ne jemi akoma në tranzicion dhe të dy partitë janë fajtore për këtë. E shoh deri diku frymëzuese që Basha propozon rikthimin e taksës së sheshtë, por nuk mjafton.

Duhet një jorgan, që të mbulojë këmbët tona. Shqipëria duhet të rreshtohet në të njëjtën vijë me Serbinë sa i takonintegrimit, duhet të mos mbetet e fundit në Ballkan. Qeverisja me bazë të gjerë do të ishte risi në këtë periudhë. Por presioni që vjen nga poshtë për krijimin e një qeverie me bazë të gjerë është i fortë. Shqipëria duhet të tregojë pjekuri, në kuadër të hapjes së negociatave. Edhe BE i intereson një rajon sa më iqetë, që vlen jo thjesht për të arritur dialogun Kosovë-Serbi, por edhe stabilitet kundrejt prirjeve ndikuese të Rusisë, Kinës, Turqisë, etj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.