Marrin fund dyshimet/ Ja kush është mbreti i futbollit mes CR7 dhe Messit

0
151

Më në fund duket se po i vjen fundi debatit se cili është mbreti i futbollit deri më tani në shekullin 21-të, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi.

Ylli portugez dhe ai argjentinas kanë arritur të dominojnë futbollin për gati dy dekada, por mes futbolldashësve ka pasur debate të ashpra se cili prej tyre është më i miri.

“WhoScored” që merret me vlerësimin e lojtarëve për gjatë një edicioni, ka arritur t’i mbledhë ato të Messit dhe Ronaldos për një dekadë.

Vetëm në edicionin 2013/14, anëtari i Juventusit ka arritur të barazojë atë të Barcelonës, e më pas ky i fundit ka dominuar në të gjitha.

Këto vlerësime të tyre nga faqja e statistikave është bërë në përfundim të çdo edicioni, duke marrë parasysh formën në të cilën kanë kaluar.

Gjashtë herë fituesit i Topit të Artë ka arritur të lë pas vetës Ronaldon në vlerësimet e çdo sezoni, për të dalë fitimtar edhe në këtë garë.

Image
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here