Kryqi i Kuq: Nga shpërthimi në Beirut janë plagosur 2 200 persona

0
131

Kryqi i Kuq në Liban thotë se 2,200 persona janë plagosur nga shpërthimi i fuqishëm në një zonë industriale në portin e Bejrutit pasditen e sotme.

Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve libaneze, 10 persona kanë mbërritur të pajetë në spital, ndërsa shumë prej të plagosurve janë në gjendje kritike. Spitali ka deklaruar se është jashtë kapaciteteve.

Qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në banesat pranë zonës së shpërthimit.

Një depo që dyshohet se strehonte lëndë plasëse mori zjarr dhe më pas shpërtheu duke lëshuar një valë goditëse që shkatërroi qindra ndërtesa. Makina të përmbysura, xhama të thyer e njerëz të gjakosur kanë mbushur rrugët e qytetit pas shpërthimit.

Dëmi ekonomik është i pallogaritshëm.

      

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here