Kryebashkiakë dhe mafiozë që djegin pyjet për pallate ndërtimi! SPAK-u të firmosë edhe për këta rilindas!

0
87

Prej disa ditësh Shqipëria është përfshirë nga zjarret e shumta që kanë rënë në gjithë vendin. Sipas ministrisë së mbrojtjes vetëm në muajin korrik ka pasur rreth 200 vatra zjarri. Një pjesë e këtyre vatrave vijojnë të jenë aktive edhe sot. Në total janë rreth 600 hektarë pyje dhe tokë e shkrumbuar, si dhe 3 mijë rrënjë ullinj e pemëtari të shkatërruara. Në zhurmën politike të Tiranës dhe propagandës bajate të qeverisë për suksese, dëmtimi i pemëve dhe pyjeve mund të duket si lajm pa rëndësi. Në fakt duhet të ishte e kundërta. Djegia e pasurisë publike prej 600 hektarë është një alarm kombëtar. Shkatërrimi i pyjeve nuk është vetëm dëm për banorët e zonës, por një krim që ndikon në mjedisin dhe në shkatërrimin e pasurisë që u përket gjithë shqiptarëve. Në vende të tjera, jo shumë larg nesh, Maqedoni dhe Greqi pyjet dhe hapësira e gjelbërta trajtohen si një pasuri e kategorisë së parë që garanton një ambient më të pastër, por edhe për turizmin. Ndërsa në Shqipëri rënia e zjarreve shihet vetëm si një problem momental që shkakton tymi dhe jo shkatërrimi i ekonomisë dhe pasurisë. Rënia e 200 zjarreve në një muaj po trajtohet si një fatkeqësi natyrore, njëlloj si koronavirusi apo si reshjet e shiut që nuk kontrollohen dot nga njeriu. E vërteta është se pas këtyre vatrave të nxehta që janë përhapur si nga një dorë e fshehtë në gjithë vendin, fshihet tymi i pistë i korrupsionit dhe krimit ndaj pasurisë publike. Një pjesë e autorëve janë banorë të papërgjegjshme të fshatrave, që për interesa të vogla kullotash, bëjnë gjëmën duke i vënë flakën gjithë pyllit. Policia thotë se ka nisur hetimet në disa raste, por deri më sot shumë pak ose aspak autor të papërgjegjshëm janë vënë në pranga.

Historia e flakës që ka përfshirë vendin ka dhe një shpjegim tjetër, edhe më të rëndë. Nëse sheh hartën e tymit që po i del vendit këto ditë, vatrat kryesore janë në zonën bregdetare të Semanit dhe në atë të Shëngjinit. Çuditërisht prej disa ditësh zjarri nuk arrin të shuhet dhe vijon shkatërrojë hektarë pyll. Hapësirat pyjore dhe shërbimi i zjarrfikësve janë nën kontroll të bashkive që drejtohen të gjitha nga PS dhe është e çuditshme sesi nuk ka asnjë organizim minimal për të ndalur masakrën që po ndodhë. Drejtoria e Emergjencave Civile thotë së ka vënë në lëvizje 200 ushtarë për të përballuar emergjencën. Por çfarë mund të bëjnë 200 burra të “armatosur” vetëm me lopata për të fikur zjarret në mijëra hektarë?

Sigurisht që të gjithë e shohin tymin dhe e dinë se në çfarë krimi janë dëshmitarë, por mesa duket interesat korruptive nuk i lënë të nxjerrin zë. Në këto zona bregdetare prej kohësh flitet për projektet turistike, vila, resorte dhe hapje e kantiereve të ndërtimit për ngritje pallatesh. Ekzistenca e pyjeve dhe pishave shekullore është një pengesë fizike dhe ligjore për hapjen e themeleve e tjërërsimin e pronave. Duke djegur pyjet dhe duke i bërë të pavlefshme këto territore të gjelbra, biznesmenët kanë gjetur shpëtimin duke i vënë zjarrin vendin. Llogari në këtë rast nuk i kërkohet vetëm biznesit, por dhe atyre zyrtarëve në vend të vënë në lëvizje zjarrfikësit, policinë dhe ushtrinë, kanë marrë shkrepësen në dorë dhe po djegin vendi, pasi kanë në kokë projekte për palate, vila e toka turistike për bosët e tyre që financojnë jo vetëm PS, por edhe blejnë votat.

Skandali që mesa duket e dinë të gjithë brenda rilindjes ka sjellë sot edhe reagimin e zëvendëskryeministrit Erion Braçe, i cili tha se nuk do të jepet asnjë lejë ndërtimi në tokat e djegura. Qëndrimi është korrekt, por përse institucionet nuk lëvizin para se të shkrumbohen pyjet në Seman dhe në Shëngjin?

Nuk mbahet dot vetëm me Erjon Braçen krejt urdia rilindase e cila është turrur në muajt e fundit të qeverisjes së tyre për të parë edhe kullotat në zonat turistike që ti kthejnë në fshatra turistike me vila luksoze për vete.

SPAK-u të mos humbasë kohë të Oraneës por të hetojë dhe arrestojë kryebashkiakët që bashkëpunojnë me krimin që po djeg pyjet./kohajone

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here