Standard.al

Konfirmohen 27 viktima, nesër shpallet ditë zie në Liban

0

Dy shpërthime të forta, njëri pas tjetrit kanë tronditur kryeqytetin e Libanit, Bejrutin, duke iu marrë jetën deri më tani 27 personave, ndërsa janë plagosur mbi 2000 të tjerë, ku mbi 500 ndodhen në spitale.

Mediat e huaja thonë se dëmet materiale janë shumë të mëdha, duke shkatërruar gjithçka në qendrën historike të qytetit, i cili tashmë i ngjan një skene lufte. Ndërkohë që dita e mërkurë është shpallur ditë zie në Liban.

Shpërthimi u tha se ishte përqëndruar në portin e Bejrutit, ndërsa flitet se mund të ketë marrë flakë një depo fishekzjarresh. Pamjet e transmetuara nga mediat e huaja kanë bërë xhiron e botës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.