Standard.al

“Jam i lidhur me një projekt 3-vjeçar”, Conte përgënjeshtron negociatat me Juven, hedh në gjyq “Repubblica”

0

“Hedh poshtë në mënyrë kategorike lajmin se jam takuar me drejtuesit e Juventusit duke i kërkuar atyre të shkarkojnë Sarrin. Ata që kanë shkruar këtë artikull do të përballen në gjyq”, shprehet Conte duke iu referuar artikullit të bërë publik nga “Repubblica.it”.

Në një lidhje telefonike me “ANSA”, trajneri i Inter ka folur për të ardhmen e cila sipas tij do të vijojë të jetë me Inter, skuadër me të cilën ka firmosur një kontratë 3-vjeçare: “Kam firmosur një projekt 3-vjeçar me Inter dhe ashtu siç kam bërë gjithnjë në jetë punoj shumë me të gjithë forcat e mia për sa kohë është një projekt fitues”

Në bisedën e tij, Conte pranoi se ka pasur një telefonatë me presidentin Zhang ku i është kërkuar që të përqendrohet në Europa League. E gjithë kjo zhurmë erdhi menjëherë pas shpërthimit të tij ku akuzonte drejtuesit e klubit se nuk e kanë mbështetur si duhej gjatë këtij sezoni, një deklaratë e fortë e cila bërë që mediat të flasin për një divorc të bujshëm. Me këtë deklaratë të fundit për ANSA, Conte shprehu vullnetin e tij për të vijuar karrierën me Inter duke ia kaluar topin drejtuesve të klubit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.