Standard.al

Vatrat e zjarrit në pyllin e Semanit/ Mehmetaj thirrje të fortë: Institucionet e drejtësisë të fillojnë hetimet përpara se dëmet të jenë të parikuperueshme

0

Ish deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj nepermjet nje statusi ne Facebook ka ngritur shqetesimin per zjarrin e rene ne pyllin e  semanit.

Mehmetaj i ben thirrje institucioneve te drejtesise të fillojnë hetimet në mënyrë urgjente përpara se dëmet të jenë të parikuperueshme

Postimi i plote:

Çfarë po ndodh në pyllin e Semanit?

Që prej ditës së djeshme banorët e Topojës shohin të pa shpresë se si digjen sipërfaqe të tëra të pyllit të Semanit. Këtë zonë të jashtëzakonshme turistike të bashkisë Fier, përveçse e kanë lën totalisht në harresë pa investime dhe promovim, tani duket se po e djegin me dashje. Përtej shkatërrimit të ekosistemit të zonës, banorët ngren pikëpyetje për zjarrëvënie të qëllimshme me synim shpyllëzimin e zonës e më pas privatizimin e përvetësimin e asaj toke që sot është e mirë publike. Institucionet e drejtësisë duhet menjëherë të fillojnë hetimet e njëkohësisht në mënyrë urgjente të nxisin pushtetin qëndror e lokal të shuajnë zjarrin përpara se dëmet të jenë të parikuperueshme.

 

Fotografia e Kejdi Mehmetaj

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.