Standard.al

Trump i prerë me TikTok-un: Keni 45 ditë kohë për të shitur app-in Microsoft

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë afat prej 45 ditësh TikTok-ut, për të arritur marrëveshje me Microsoft.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha të premten se do ta bllokojë aplikacionin TikTok në SHBA për shkak të shqetësimeve se aplikacioni paraqet rrezik për sigurinë kombëtare shkaku i të dhënave personale që qarkullojnë nëpër këtë platformë.

Blerja e propozuar e TikTok-ut, që ka rreth 100 milionë përdorues në SHBA, do t’i ofronte një mundësi të rrallë kompanisë Microsoft për t’u bërë konkurrent serioz i gjigantëve të rrjeteve sociale si Facebook dhe Snap.

Microsoft ka në pronësi edhe rrjetin social, LinkedIn.

Kompania amerikane tha përmes një deklarate të dielën se do t’i vazhdojë negociatat për TikTok-un dhe se synon të arrijë marrëveshje deri më 15 shtator.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.