Si të mbroni veshkat – Mënyrat natyrale

0
122

Në mjekësi, veshkat njihen të kenë çelësat e pushtetit në organizëm, sepse në këto organe ruhet dhe shpërndahet energjia e dobishme për trupin.

Veshkat filtrojnë gjakun, ekuilibrojnë lëngjet dhe rregullojnë nivelin e aciditetit dhe alkalinës në organizëm. Ato kontrollojnë funksionet riprodhuese dhe janë burim kryesor i gjallërisë.

Eekspertët mjekësorë besojnë se çdo organ apo sistem është përgjegjës për disa aspekte psiko-emocionale të sjelljes sonë.

Një njeri, veshkat e të cilit janë të shëndetshme, ka më shumë zgjuarsi, ndërgjegjësim për veten, dhe një mënyrë racionale të të menduarit.

Veshkat problematike i shkaktojnë njeriut pasiguri, vetmi, humbje kujtese, sjellje impulsive të tepruara. Shëndeti i veshkave nuk duhet anashkaluar dhe kjo nis duke u ushqyer siç duhet.

Këshillat për veshka të forta

  • Ushqimet me kripë janë të mira për veshkat, por kripa e tepërt shkakton dëm.
  • Shmangni ose minimizoni sasitë e kafesë, çokollatës, sheqerit dhe stimuluesve.
  • Shmangni ushqimet shumë të ftohta dhe pijet me akull.
  • Pakësoni ose hiqni dorë nga lëngjet e pasterizuara të frutave përveç lëngut të boronicës së kuqe pa sheqer shtesë, e cila i bën mirë veshkave dhe fshikëzës.
  • Veshkat bëhen më të forta me lëngun e kockave të bagëtisë së ushqyer me bar.
  • Pini 8-10 gota ujë në ditë, ose lëngje në formën e supës, çajit ose perimeve të ziera.
  • Gjatë dimrit mund të rrisni pak dozën e kripës së detit dhe yndyrës.
  • Burimet detare ushqimore janë të rëndësishme. Mund të veçojmë kripën e detit apo peshkun e detit dhe jo atë të rezervatit.
  • Sigurohuni të pushoni dhe flini mjaftueshëm.
  • Mos e teproni me të ngrënit dhe mos hani në mbrëmje vonë.
  • Ruani ekuilibrat e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave cilësore.
  • Konsumoni më shumë minerale me ushqimet nga deti dhe algat e ngrënshme.
  • Frika është emocioni që dëmton veshkat, ndaj përpiquni ta kapërcejeni këtë problem.

Ushqimet që u bëjnë mirë veshkave

Drithërat: Hikrra, orizi i zi dhe elbi.

Bishtajoret: Soja e zezë.

Perimet: Panxhari, gjethet e panxharit, lakra e kuqe, majdanozi, rradhiqja e kuqe.

Frutat: Boronicat, manaferrat, boronica e kuqe, luleshtrydhet, manat, rrushi dhe shalqini.

Algat: Spirulina, klorella.

Farat: Chia, suzami i zi, orizi i egër.

Arrorët: Arrat, lajthitë, gështenjat.

Erëzat: Suzami, turshitë, kripa e detit, salca e sojës, uthulla, çaji jeshil.

Gatimet miqësore për shëndetin e veshkave: Gatimet me avull dhe fermentimi./AgroWeb.org

 

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here