Shqipëria nën flakë/ Meta apel të fortë: Duhen marrë masa të menjëhershmepër të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike

0
87

Përhapja pa kontroll e vatrave të zjarrit në disa qarqe të ndryshme te vendit, ka sjell dhe reagimin e Presidentit te Republikes Ilir Meta.

Nepermejt nje deklarate kreu i shtetit i ben thirrje autoritetet qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës.

“Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.”

Reagim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të përhapjes së vatrave të zjarreve në disa qarqe të vendit.

Presidenti Meta nxit autoritetet qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.

Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here