Pyjet në flakë, Dom Gjergj Meta: Do ta paguajmë shtrenjtë këtë pabesi ndaj natyrës, ka indiferencë institucionale

0
94

Dom Gjergj Meta nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është shfaqur i shqetësuar për djegien e pyjeve.

Ai shprehet se i shkakton zemërim edhe indiferenca institucionale dhe mediatike për zjarret në Tropojë, Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Mirditë.

Ai thekson më tej se do ta paguajmë shtrenjtë këtë pabesi ndaj natyrës.

“Po e paguajmë dhe do ta paguajmë shtrenjtë këtë pabesi dhe indiferencë ndaj natyrës. Po e paguajmë me pyjet që premë, me ujërat që devijuam, me mijëra HEC-e nëpër çdo shkrep ku ka një burim uji, me ndotjen që po i bëjmë ambientit në çdolloj mënyre, me ndërtimet, me shfrytëzimet pa kritere,” shkruan kleriku.

POSTIMI:

DHEMBJE DHE ZEMËRIM …

Ndjehet dhembje e madhe përballë një pylli që digjet, sidomos kur imagjinon që aty ka kafshë, bimësi, jetë të shumllojshme që merr fund. Dëmtohet ekosistemi, dëmtohet cilësia e jetës, dëmtohen bizneset dhe turizmi. Dhimbja më e madhe është se ndjehesh i pafuqishëm të bësh diçka.

Ndërsa ndjen dhembje, ajo përzjehet me zemërimin që shkakton ideja se ekziston një qënie njerëzore që e ka vënë zjarrin qëllimisht. Ai/ajo nuk janë as më shumë as më pak se sa vrasës me pagesë, të frikshëm dhe jetojnë mes nesh çdo ditë.

Ata, apo kush i ka paguar e shtyrë, janë të aftë të djegin gjithçka, edhe njerëz.

Shkakton zemërim indiferenca institucionale dhe mediatike për zjarret në Tropojë, Malsi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Mirditë. Gjithçka për politikën, por jo për natyrën e cila po digjet.

Po e paguajmë dhe do ta paguajmë shtrenjt këtë pabesi dhe indiferencë ndaj natyrës. Po e paguajmë me pyjet që premë, me ujrat që devijuam, me mijra HEC-e nëpër çdo shkrep ku ka një burim uji, me ndotjen që po i bëjmë ambjentit në çdolloj mënyre, me ndërtimet, me shfrytëzimet pa kritere.

Në këto raste nuk ka nevojë të lëshojë njeri mallkim, sepse mallkimi është vetë natyra e djegur. Ajo klith, bërtet dhe gjëmon e ne frymorët arsyetorë do ta paguajmë shtrenjt…

Prej 2 ditësh Shqipëria është nën flakë. Zjarret në vendin tonë vazhdojnë që të shkrumbojnë sipërfaqe të tëra me pemë. Disa vatra zjarri janë ende aktive në Gramsh.

Pyllin e Semanit dhe Rubik, ku nevojitet ndërhyrja e helikopterit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here