Pas tragjedisë së 2 viteve më parë ku humbën jetën 43 persona inaugurohet ura e re në Xhenova

0
99

Ditën e sotme në Xhenova të Italisë në vendin ku ndodhi incidenti tragjik dy vite më parë, është inauguruar një urë e re.

Si pasojë e rrëzimit të urës atje vdiqën 43 persona. Ky rast vuri në pah neglizhencën që i është bërë infrastrukturës në Xhenova.

ura.jpg

Presidenti, Sergio Mattarella, ka qenë pjesë e ceremonisë së sotme. Zyrtarët kishin menduar që të lexonin emrat e viktimave gjatë ceremonisë, mirëpo familjarët e tyre kanë kundërshtuar.

Ura do të hapet për qarkullim normal automjetesh më 4 ose 5 gusht. Ideatori i saj, Renzo Piano është i njohur për krijimet si “Qendra Georges Pompidou” në Paris dhe rrokaqielli, “The Shard” në Londër.

Ai e ka cilësuar strukturën e re si “fëmijë të lindur në tragjedi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here