OBSH: Vaksina “perfekte” mund të mos vije kurrë, rruga drejt normalitetit shumë e gjatë

0
102
epa06747281 Tedros Adhanom Ghebreyesus, director general of the World Health Organization (WHO), attends a press conference at the European headquarters of the United Nations in Geneva, Switzerland, 18 May 2018. The WHO Director-General answered questions ahead of the World Health Assembly and following the meeting of an International Health Regulations Emergency Committee on Ebola in the Democratic Republic of the Congo. EPA-EFE/VALENTIN FLAURAUD

Bota mund të mos ketë kurrë një “vaksinë perfekte” për koronavirusin, dhe rruga drejt normalitetit mund të jetë e gjatë. Kështu ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë gjatë konferencës për mediat të mbajtur në Gjenevë.

Drejtuesi i përgjithshëm i OBSH,Tedros Adhanom Ghebreyesus, dhe kreu i programit të emergjencave Mike Ryan, këshilluan vendet që të përforcojnë në mënyrë rigoroze masat, si mbajtja e maskës, distancimi social, larja e duarve, dhe kryerja e testeve.

“Mesazhi për njerëzit dhe qeveritë është i qartë: Bëjini të gjtiha,” tha Tedros. Ai shtoi se maskat duhet të bëhen simbol i solidaritetit kudo në botë.

“Një numër vaksinash momentalisht ndodhen në fazën e 3 të studimeve klinike dhe të gjithë shpresojmë të kemi një numër vaksinash efektive që mund të ndihmojnë në parandalimin e infektimit. Sidoqoftë, nuk ka asnjë plumb argjendi për momentin, dhe nuk mund të ketë kurrë.

Tani për tani, ndalimi i përhapjes zbret në bazat e shëndetit publik dhe kontrollit të sëmundjeve. Testimi, izolimi dhe trajtimi i pacientëve, dhe gjurmimi dhe karantinimi i kontakteve të tyre. Bëjini të gjitha. Informoni, fuqizoni dhe dëgjoni komunitetet. Bëjini të gjitha. Për njerëzit, bëhet fjalë për mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskës, pastrimin e duarve rregullisht dhe kollitjen e sigurt nga të tjerët. Bëjini të gjitha.

Mesazhi për njerëzit dhe qeveritë është i qartë: bëjini të gjitha. Dhe kur duket sikur është nën kontroll, vazhdoni! Vazhdoni të forconi sistemin shëndetësor. Vazhdoni të përmirësoni mbikëqyrjen, gjurmimin e kontakteve dhe të siguroni që shërbimet shëndetësore të ndërprera të rifillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur…,” deklaroi kreu i OBSH.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here