Dëmton statujën e paçmuar për një… selfie!

0
117

Një turist austriak dëmtoi një skulpturë me vlera të paçmuara të Antonio Canovas, “Paolina Borghese”, në muzeun e Possagnos (Treviso), njoftoi kritiku i njohur italian i artit, Vittorio Sgarbi, i cili është president i fondacionit “Antonio Canova”.

“Pas rihapjes së muzeve, dhe mes tyre ai i Possagnos, ka një episod të bujshëm, i cili nuk vjen nga vizitorët italianë ose nga qytetarë jo të BE-së, por nga një turist austriak që ka vendosur të pozojë për një selfie, i ulur në Borghese Paolina, duke thyer gishtërinjtë e saj”, tha Sgarbi.

“Kërkoj nga policia dhe drejtësia qartësi dhe ashpërsi, që të identifikojë vandalin e pavetëdijshëm dhe që ai të mos ia hedhë pa u ndëshkuar”, përfundon ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here