Thursday, April 18, 2024
Home Show Biz Me video/ ‘Tërbohet’ Dj i njohur, harron Covid-19 dhe pështyn me “Jagermeister”...

Me video/ ‘Tërbohet’ Dj i njohur, harron Covid-19 dhe pështyn me “Jagermeister” mbi njerëzit në club

0
141

Festat ku nuk respektohen masat e marra ndaj perhapjes së COVID-19 janë të shumta nëpër botë.

Një ndër to e cila është bërë edhe virale në rrjetet sociale, është një party në një club veror në Spanjë, ku Dj i njohur Fali Sotomayor shihet duke pirë “Jagermeister” dhe me të ka spërkatur turmën e njerëzve, që ishin aty për t’u dëfryer.

Më pas ai i mbushte gotat me alkool pjesëmarrësve në këtë festë. Ngjarja ka ndodhur në clubin Oqeanit Kokun në Torremolinos në Costa del Sol.

Pas këtij veprimi, Dj ka kërkuar falje dhe u shpreh se ndihet i turpëruar për atë që kishte ndodhur.

“Marr përgjegjësi të plota për incidentin dhe ndihem i turpëruar nga sjellja ime. Kokun Ocean Club nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse për veprimet tona dhe ka punuar shumë për të respektuar distancimin social. I kërkoj falje mijëra kolegëve, artistëve dhe publikut që janë mërzitur nga ky veprim”, është shprehur Fali Sotomayor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here