Meta: Lufta kundër banditëve të lidhur me politikën është kusht thelbësor për integrimin europian

0
116

Kreu i shtetit, Ilir Meta nepermjet nje statusi ne Facebook ka rikujtuar në 20-vjetorin e rënies, kolonelin Arben Zylyftari.

Meta shprehet se gjaku i Dëshmorëve të Atdheut, nuk do të bëhet ujë dhe mbarë populli shqiptar do t’i kujtojë përherë me krenari e respekt Heronjtë e tij!

Meta thekson gjithashtu se lufta kundër banditëve të lidhur me politikën është kusht thelbësor për integrimin europian

Postimi i plote:

Sot nderojmë me vlerësim, mirënjohje e respekt të thellë kujtimin, veprën dhe sakrificën sublime të Dëshmorit të Atdheut, Kolonel Arben Zylyftarit, i cili ra në krye të detyrës 20 vite më parë në luftë me krimin.

Dita e sotme na risjell në vëmendje qindra Dëshmorë të Policisë së Shtetit, që të udhëhequr nga ndershmëria, përkushtimi dhe përgjegjësia e lartë qytetare e shtetërore, sakrifikuan jetën e tyre për mbrojtjen e rendit, qetësisë e sigurisë publike, por edhe të vlerave e parimeve që duhet të udhëheqin cilindo që mban veshur uniformën e shtetit.

 

Është me rëndësi jetike që Policia e Shtetit të jetë shembulli i respektimit të ligjit për t’u shërbyer me nder, përkushtim e dinjitet qytetarëve, duke u distancuar nga lidhjet me krimin, politikën dhe praktikat arbitrare.

 

Lufta kundër drogës dhe banditëve të lidhur me politikën është kusht thelbësor për integrimin europian, dhe çdo neglizhencë do të ketë pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit!

Gjaku i Dëshmorëve të Atdheut, nuk do të bëhet ujë dhe mbarë populli shqiptar do t’i kujtojë përherë me krenari e respekt Heronjtë e tij!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here