Standard.al

CR7 me fjalë dashurie për Juven, shpalos objektivin e tij për të ardhmen

0

“I lumtur që fitova titullin tim të dytë radhazi në Serie A. Duket e lehtë por nuk është kështu. Vit pas viti, me talent, me vendosmëri dhe me shumë punë mund të arrish të gjithë objektivat dhe të jesh gjithnjë më mirë se më parë”. Me këto fjalë, Cristiano Ronaldo në profilin e tij në ‘Instagram”, feston me fansat këtë sukses në futbollin italian.

Ronaldo

CR7 lëshoi ndër të tjera dhe një të dhënë të rëndësishme për të ardhmen e tij: “Tani të ecim përpara për titullin tim të tretë”, shkruan ylli portugez duke bërë të qartë vullnetin e tij për të vijuar karrierën në Torino. Në këtë periudhë është folur shpesh për një largim të tij nga Juve në fund të sezonit por me sa duket CR7 nuk ka ndërmend të ndryshoj destinacion. Ronaldo mbylli sezonin e tij të dytë në Itali në kuotën e 31 golave.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.