Çollaku: Turp kombëtar. Policia shqiptare ndalon ish-luftëtarin e UÇK-së me kërkesë të Serbisë

0
86

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike denoncon atë që ai e quna si “Tur[p Kombëtar”.

Çollaku sqaron se bëhet fjalë për një skandal të policisë shqiptare e cila ka ndaluar ish-luftëtarin e UÇK-së, Murtez Kastratin, pas kërkesës së Serbisë nëpërmjet Interpol-it

Reagimi i Kreshnik Çollakut

Turp kombëtar. Policia shqiptare ka ndaluar ish luftëtarin e UÇK-së Murtez Kastratin pas kërkesës së Serbisë nëpërmjet Interpol-it.

Sipas burimeve të sigurta sot nga policia shqiptare është ndaluar Murtez Kastrati nga Lipjani ish-luftëtar i UÇK-së.

Ndalimi i tij nga policia shqiptare është bërë për shkak të një kërkese të Serbisë përmes Interpolit.

Lista e ish-ushtarëve të UÇK-së e shpërndarë nga Serbia përmes Interpolit është e gjatë.

Shoqatat e luftëtarëve të UÇK-së në këto orë po njoftojnë e po kontaktojnë anëtarët e tyre e po kërkojnë të shmangin udhëtimet në Shqipëri për shkak se rrezikojnë të ndalohen, sipas kërkesës së Serbisë.

Ky është një tjetër skandal nê nivelin e një turpi kombëtar.

Arrestimi  i luftëtarëve të UÇK-së nga Tirana zyrtare për shkak të kërkesave të Serbisë është një thikë pas shpine Kosovës e luftës së saj për çlirim.

Ndalimi i sotëm i Murtez Kastratit luftëtarit të UÇK-së nga policia shqiptare, tregon sa hipokrite, sa fallco janë fjalët e Edi Ramës për luftën e luftëtarët e UÇK-së e për Kosovën.

Ky akt dëshmon në formën më të plotë kapitullimin e plotë të Tiranës Zyrtare karshi Beogradit.

Tirana Zyrtare po kthehet një shërbëtore e rëndomtë e Beogradit.

Tirana Zyrtare kërkon “minishengen ballkanik” kur i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare mbështet  ndarjen e Kosovës pse i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare arreston luftëtarët e UÇK-së pse këtë e kërkon Beogradi.

Tirana zyrtare dhe Edi Rama pas kaq shumë shërbimesh ndaj Beogradit kanë detyrim të tregojnë publikisht çfarë motivesh, apo përfitimesh, e shtynë drejt kësaj sjelljeje servile dhe antikombëtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here