Standard.al

Skamja që flet vetë… / Çfarë ndodh në banesat e dy komisionerëve të arrestuar nga SPAK për dosjen ‘339’

0

News24 ishte në banesat e dy prej komisionerëve të përfshirë në dosjen “339”, Dalvis Biba dhe Redi Hysi, për të cilët SPAK lëshoi urdhër-arreste për krimet zgjedhore në qarkun e Durrësit.

Në shtëpitë e komisionerëve Biba dhe Hysi, në fshatin e largët Shetel të Durrësit, gjetëm mjerim dhe në bisedat që gazetarja Klodjana Haxhiaj zhvilloi me familjarët e tyre ata mohuan akuzat për përfshirje në krimet zgjedhore.

Gazetarja Haxhiaj tha se arrestimi i tyre ka ngjallur zemërim te të gjithë banorët, të cilët i konsiderojnë të padrejta këto arrestime, pasi ata janë të varfër dhe merren vetëm me duhan.

Gjithashtu, gazetarja theksoi se në familjet e të dy komisionerëve të arrestuar ka parë mjerim të tejskajshëm, ku mungonte edhe uji i pijshëm. Njëra prej familjeve, ajo e Hysit, jetonte në çadër, që prej tërmetit të 26 nëntorit 2019, me dy fëmijët e vegjël të Redit dhe nënën e tij të paralizuar.

Babai i Redi Hysit: Ne as ndikojmë për keq, as për mirë, merremi me bujqësi, me duhan. Punojmë gjithë ditën, po bëmë ndonjë lekë për të ngrënë, ndryshe hamë bukë thatë. Djali kurohet nga depresioni, është i sëmurë.

Nëna e Hysit e përlotur: Sëmundja do t’i kthehet nga e para. Djali im merret vetëm me punë, nuk më ka bërë një gjë më të vogël. Le të pyesin kë të duan për të.

Nëna e Bibës: Ishim në gjumë, nuk denim asgjë. Dëgjuam zhurmën rreth orës 5 të mëngjesit, pamë gjithë ato policë në shtëpi, nuk e dinim pse kanë ardhur. Djali do shkonte në Tiranë atë ditë, e kishin marrë, e kishin lidhur. Kur e pashë u tremba dhe më ra të fiktë. Nga dreka e mësuam që e kishin marrë për votimet. Dhe i thashë që të mos shkonte për votimet, se mos ndodh ndonjë gjë. Ne s’kemi asnjë gjë, jemi pa shtëpi.

Babai i Bibës: Ata ishin të maskuar, nuk i njihnim.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.