Shehu: Kjo Qeveri që na bëri “Delen e zezë” Covid në Europë, së paku të kujtohet për vaksinat!

0
96

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu deklaron se qeveria duhet të nisë që tani të mendojë për sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit.

“Kjo Qeveri që na bëri “Delen e zezë” Covid në Europë, së paku të kujtohet për vaksinat!

Aktualisht ccdo gjë që lidhet me Covid është jashtë kontrollit, jemi në një krizë shëndetësore me pasoja të rënda prej keq “menaxhimit” të kesaj Qeverie, jemi të izoluar nga Europa.

Edhe disa “vendime” gjysmake të ditëve të fundit mbasi u humbën në “shurdhësi” muaj të tërë, nuk mund ta ndryshojnë gjendjen:

— Laboratoreve tanë do t’u duhet tashmë gjatë për t’u vendosur në kapacitetet e tyre në testimin e popullsisë, qoftë në nivel cilësor, të larmishmërisë së metodikave dhe atë sasior, kur ne duhet të  realizojmë minimalisht 2500 tampone në ditë, përvecc masivizimit të serologjisë.

—Mjeku i familjes që për të gjithë këtë periudhë u la si i “njerkës”, vazhdon i pa mbrojur e në amulli, gjë që do vazhdojë ta mbajë jashtë funksioneve.

—Institucionet shëndetësore me shtretër e personeli i tyre, të lënë pa mbrojtje, pa struktura reale triazhi, të pa testuar së bashku kjo me pacientët në shtrim, janë handikapuar rëndë, duke dëmtuar edhe shëndetin e atyre me patologji të tjera, a më keq, duke u kthyer në vatra infektimi, etj, etj.

Në këto kushte tragjike, së paku kjo Qeveri e ky Komitet të mendojnë për vaksinimin masiv e gratis të popullsisë për:

1-Sipas një direktive të Brukselit po punohet që vaksina e zakonshme ndaj gripit të hidhet në treg shumë më herët, gjë për të cilën ka shumëë kërkesa. Menjëherë Qeveria të mbyllë kontratat me prodhuesit për mbulimin e hershëm të krejt popullsisë.

2-Shumë indikacione flasin për mundësinë e hedhjes në treg të vaksinave Covid brenda këtij viti. Vende të ndryshme kanë kontraktuar tashmë dhjetëra miliona doza. Tek ne asnjë “belbëzim” për këtë. Në qoftë se shpresat janë vendosur te OBSH, radha do të jetë e gjatë. Dikush duhet ta “zgjojë” Qeverinë për të kontraktuar që tashti direkt me prodhuesit mbulimin shpejtë e të plotë të popullsisë sonë”, shprehet ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here