Standard.al

Raporti i Standard&Poor’s, “tregues katastrofik”, Gjosha: Qeveria vazhdon me PPP-të, ku të varfërit vazhdojnë të varfërohen më shumë…

0

Pas raportit te publikuar sot nga Standard&Poor me vleresimin per ekonomine e vendit tone, ish-deputetja e e LSI, Klajda Gjosha, thekson se keto te dhena tregojne  se Borxhi publik i vendit arriti në nivele rekord prej 80% të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB)!

“Kjo është një shifër që tregon nivelin e ulët të ekonomisë shqiptare dhe borxhin e madh që duhet të paguajnë shqiptarët në këto kohë të vështira”, shkruan Gjosha ne reagimin e saj ne Facebook.

Edhe pse me këtë tregues qe ajo e quan katastrofik, Gjosha ve ne dukje se “qeveria vazhdon të ndërmarrë projekte të mëdha bazuar mbi modelin PPP duke rënduar barrën e borxhit publik në një mënyrë të fshehtë, pa i përfshirë te 80%!”

REAGIMI I PLOTE

Raporti i Standard & Poor vuri në dukje edhe një herë se Borxhi publik i vendit arriti në nivele rekord prej 80% të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB)! Kjo është një shifër që tregon nivelin e ulët të ekonomisë shqiptare dhe borxhin e madh që duhet të paguajnë shqiptarët në këto kohë të vështira.

Edhe pse me këtë tregues katastrofik, qeveria vazhdon të ndërmarrë projekte të mëdha bazuar mbi modelin PPP duke rënduar barrën e borxhit publik në një mënyrë të fshehtë, pa i përfshirë te 80%!

Në këtë kohë Pamdemie, ku të varfërit vazhdojnë të varfërohen më shumë dhe shtresa e mesme po humbet kapitalet dhe të ardhurat e saj, fokusi duhet të jetë te stragjia e daljes nga kriza. Nëse do të vazhdojmë me koncesione dhe PPP, Shqipëria mund të hyj në recesionin e saj më të thellë, duke I lënë brezave të rinj pamundësinë, humbjen e shpresës dhe shlyerjen e borxheve të qejfeve të një qeverie të papërgjegjshme!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.