Standard.al

Konservatorët europianë, thirrje Ramës: T’i qëndrojë marrëveshjes së 5 qershorit…

0

Konservatorët dhe Reformistët Europianë, ECR, një nga grupet më të fuqishme politike në Parlamentin Europian, kanë dënuar ashpër kryeministrin Edi Rama për prishjen e konsensusit përmes ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës.

Këto ndryshime, ECR i cilëson në kundërshtim me orientimin europian të Shqipërisë.

ECR ka ashpërsuar tonet teksa deklaron se këto ndryshime bien ndesh me rekomandimet e OSBE-së dhe janë të papajtueshme me standardet e NATO-s dhe Bashkimit Europian.

ECR i është drejtuar partisë në pushtet me thirrjen e drejtpërdrejtë që ti qëndrojë Marrëveshjes së 5 qershorit dhe kodifikimit konsensual të kësaj marrëveshje që është miratuar dhe është tashme ligj.

Më poshtë deklarata e plotë:

Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë- ECR dënon me forcë thyerjen e qëllimshme nga kryeministri Rama të konsensusit që partitë politike në Shqipëri arritën në 5 qershor me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për Reformën e Kodit Zgjedhor të Shqipërisë.

Veprimi i njëanshëm i qeverisë Rama për të ndryshuar Kushtetutën, duke ndryshuar rregullat elektorale vetëm disa muaj para zgjedhjeve të planifikuara, me qëllim për të ndaluar partitë e opozitës të krijojnë koalicione elektorale, shkon kundër orientimit europian të Shqipërisë.

Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë-ECR është shumë e shqetësuar me këtë praktikë, e cila është në kundërshtim të rekomandimeve të OSBE-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që është i papajtueshëm me standartet dhe normat demokratike të NATO-s dhe vendeve anëtare të BE-së.

Partia ECR i bën thirrje partisë qeverisëse të Shqipërisë t’i qëndrojë Marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore dhe kodifikimit të saj të miratuar në mënyrë konsensuale, që është tani ligj.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.