Standard.al

Devoll, prej dy ditësh zjarrfikësit në “luftë” me zjarrin që po shkrumbon disa hektarë pyje…

0

Vijon ende të jetë aktiv zjarri në pyjet e fshatit Sul të Devollit.

Zjarri prej dy ditësh vijon të përhapet frikshëm si pasojë e temperaturave, por edhe erës.

Prefekti Dhori Spirollari bën me dije se ende nuk ka të dhëna të sakta mbi sipërfaqen e djegur.

Bëhet fjalë për dhjetëra hektarë të djegura me pisha, ahishte apo shkurre.

Prej dy ditësh në zonë janë angazhuar emergjencat civile dhe punonjës të zjarrfikëses apo nga Bashkia Devoll bën me dije kryetari Eduard Duro i cili shton se sipërfaqja i ka kaluar tashmë mbi 10 hektarë.

Situata është e vështirë pasi në zonë nuk ngjiten mjetet dhe punohet vetëm me punëtorë dhe lopata.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.