“Si trajner po bën gjëra të mëdha”/ Guardiola flet për Zidane: Do të luftojmë për një vend në çerekfinale…

0
131

E vlerëson shumë Real Madridin, por kundërshtarin më të fortë si trajner nominon Liverpool-in aktual, të drejtuar nga Jurgen Klopp. Ndërsa ndodhet në prag të përballjes me “Los Blancos”, kampionët e rinj të Spanjës, në pankinën e këtyre të fundit është Zidane, një person të cilin Pep Guardiola e respekton shumë: “Si lojtar ishte i jashtëzakonshëm. Fatkeqësisht nuk kam luajtur kurrë me të, edhe sikur të doja. Në të vërtetë e kam pasur kundër me kombëtaret. Si trajner po bën gjëra të mëdha. Jam i lumtur për të, është mirë për futbollin, e hijeshon atë. Ai mundi të fitonte tri Liga Kampionësh radhazi dhe dy kampionate të Spanjës në një periudhë historike, ku Barcelona mbizotëronte. Ky është realitet i plotë për të dëshmuar vlerën e tij si trajner”.

Kundër Real Madrid, Manchester City i tij do të luftojë për një vend në çerekfinalen e Champions-it. Në ndeshjen e parë në “Bernabeu” fitoi 2-1, por Guardiola nuk kënaqet: “Kemi marrë një rezultat të mirë nga ndeshja e parë. Nëse luajmë duke spekuluar me atë rezultat, do të kemi shumë vështirësi në kalimin e turit. Ne nuk duhet të mendojmë shumë për avantazhin që kemi. Nëse ka një ekip që mund ta përmbysë këtë rezultat, ky është Real Madridi, bashkë me ekipe të tjera të shkëlqyera, si Barcelona apo Bayern Munich. Ne nuk do të bëjmë ndryshime taktike ose të tjera për të befasuar Real Madridin, sepse ata na njohin mirë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here