Standard.al

“Rama luajti blofin”, Kryemadhi: Koalicionet parazgjedhore u hoqën në Kushtetutë, por do të lejohen në Kodin Zgjedhor

0

Kuvendi miratoi dje ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave pjesërisht dhe heqjen e koalicioneve, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryamadhi thotë se kjo e fundit u hoq nga Kushtetuta, por do të jetë në Kodin Zgjedhor.

E ftuar në emisionin “Java”, Kryemadhi u shpreh se kryeministri Rama “luajti blofin” me heqjen koalicioneve në Kushtetutë, me qëllimin, sipas saj, që opozita të largohej nga mbledhjet në Këshillin Politik, në mënyrë që kreu i ekzekutivit të “miratonte ndryshimet edhe në Kodin Zgjedhor”.

Agresiviteti është jashtëzakonisht i madh, sidomos tek të rinjtë. Mjafton të shikosh studentët që pjesa më e madhe janë ata që u ngritën për Universitetet falas, dhe sot e kanë situatën akoma më skandaloze, ndërkohë në zonat e prekura nga tërmeti, njerëzit jo vetëm që nuk kanë marrë ndihma por po paguajnë para në dorë për të marrë leje për shtëpitë e tyre. Këngëtares Bebe Rexha i dhanë leje para një muaji në Bashkinë e Krujës.

Në jug të gjithë turfullonin. 98% e shqiptarëve nuk ndjehen mirë për ato që ata kanë. Rama nuk e lë pushtetin, por e le PS. Rama mund të kërkojë dhe të ngelet me barrë, por shkencërisht nuk e bën dot. Nëse ai ka nisur rrugën e vet në këtë mënyrë, ka dhe reagime të tjera, por ai po provokon Presidentin, z. Basha, Rama nuk fiton dot më sepse sot mjafton të dalësh të pyesësh, ke 54% të biznese që kanë falimentuar, 75% të turizmit i falimentuar.

Vetë PS ka probleme brenda saj, të këput në votë, në kuti, nuk të del ballë-përballë. Do lejohen koalicionet parazgjedhore në Kod, ata e kanë hequr nga Kushtetuta që ne të largohemi nga Këshilli Politik dhe pastaj të miratonte ndryshimet në Kodin Zgjedhor“, tha Kryemadhi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.