Zbardhet vrasja në Elbasan, si u masakrua me sende të forta 30-vjeçari, arrestohen autorët e krimit

0
128

Policia e Elbasanit ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku humbi jetën shtetasi Florian Lamcaj, 30 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas, autorë të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ku shtetasit A. H., 42 vjeç, S. S., 34 vjeç dhe F. L., 30 vjeç, në gjendje të dehur ishin kofliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta, për motive të dobëta dhe si pasojë e plagëve të marra shtetasi F. L., ndërroi jetë në spital, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë e mundur kapja e autorëve të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. H., 42 vjeç dhe S. S., 34 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku në bashkëpunim njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me sende të forta shtetasin F. L.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here