Standard.al

Ramës që vepron si Musolini, mos prisni t’i bëhet vonë për integrimin. Koha të veprojë POPULLI!

0

EDITORIAL

Në kundërshtim të hapur me rregullat e lojës të firmosura edhe nga përfësuesi rilindas në Këshillin Politik më 5 Qershor, Edi Rama së bashku me çirakët e tij të opozitës parlamentare vendosi sot të ndryshojë kushtetutën e vendit. Përmes një akti të paprecedentë , kryeministri për hir të interesave të pushtetit, ndryshoi ligjin themeltar të vendit, me bindjen se me ndalimin e formulës aktuale të koalicioneve do mbajë sërish karrigen edhe pas prillit 2021.

Edhe në këtë formë e ka të kotë. Sondazhet e të gjitha isntticuioneve serioze, madje edhe ato që bën vetë Rilindja, e nxjerrin humbës me shifra të hella para koalicionit të Opozitës së Bashkuar. E megjithatë, veprimi i sotëm i Ramës është një indikator i fortë për ditë, javët e muajt në vazhdim, deri në ditën e zgjedhjeve. Kur ai mundi të shkelë me këmbë një marrëveshje që kishte garancinë nga i gjithë faktori ndërkombëtar, nga Rama mund të pritet ccdo gjë deri në zgjedhje.

Me veprimet tipike si të Musolinit, Rama po kërkon të vendosë përfundimisht regjimin totalitar modern. Edhe Musolini si Rama në fillim e nisi me idetë e mbrojtes së vendit dhe drejtoi Italinë me kushtetutë deri në vitin 1922. Fill më pas hodhi pretekstin e demokracisë, por krejt në të kundërt ai vendosi një diktaturë të mirëfilltë e cila zgjati deri më 1943.

Prej vitesh, Rama ka hedhur hapat drejt një regjimi autokrat. Kapja e institucioneve të pavarura, mediave, shoqërisë civile, futja e duarve drejtësia e re, implikimi dhe partneriteti i ngushtë i Rilindjes me krimin dhe narkotrafikun, dhe së fundmi Kushtetuta.

I gjithë presioni ndërkombëtar ndaj Ramës për mos votimin e njëanshëm të ndryshimeve kushtetuese u bë me kushtin e negociatave. Në logjikën evropiane, ky është një ndër kërcënimet më të forta për liderin e një shteti që aspiron integrimin në BE. Por për Ramën dhe mikun e tij Vuçiç, i cili majd eka shkaur edhe më larg me aplikimin e autokracisë në Serbi,  nuk funksionojnë këto metoda.

Ramës nuk i bëhet vonë aspak për integrimin! Ai as që ka ndërmend të hedhë hapa përpara për të përmbushur nisjen e kapitujve tënegociatave me Bashkimin Evropian. “Kërcënimet” ndaj tij për negocitatat nuk kanë asnjë vlerë. Kryeministrit i intereson një Shqipëri jashtë BE-së, një vend i varfër, i kontrollueshëm dhe mbi të gjitha nën diktat.

Nëse doni një shembull të Ramës autokrat, shihni veprimet e vendimet e tij gjatë kohës së pandemisë. Shkoi deri aty sa nxorri edhe tanket në rrugët e Tiranës, a thua se kishte nisur lufta e tretë botërore.

Rama në rrugën e tij është i qartë. Të gjitha hapat po i hedh sipas planit. Madje edhe sovranistin po e luan në saj të një startegjie të caktuar, duke dalë madje me qëndrime kundër ambasadorëve të akredituar në Tiranë, këtyre që më parë i cilësonte për interesa të pushtetit si “zota”.

Çështja qëndron te reagimi i Opozitës së Bashkuar e mbi të gjitha i popullit. Nëse qytetarët do të vazhdojnë të besojnë se ndryshimi do të vijë vetë, e kanë gabim. Rama do të bëjë çdo gjë që ka në dorë për të ndalur rrotacionin e pritshëm. Ai e di se pret e humbja dhe do mundohet si një auokrat totalitarist që ta pengojë atë. Nëse kryeministrit do të lejohet ti hedhë fjollë-fjollë, siç bëri sot me Kushtetutën, hapat e tij drejt regjimit, nesër do të jetë vonë për reagim.

 

 

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.