Standard.al

Përplasen dy makina në Berat, njëra përfundon brenda në dyqan

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të pasdites  në lagjen “Uznovë” në Berat. Dy mjete janë pëplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, njëri prej mjeteve ka përfunduar në oborrin e një dyqani në anë të rrugës, duke thyer rrethimin dhe stendat e dyqanit. Nga përplasja të dyja mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale por fatmirësisht dy drejtuesit e mjeteve janë plagosur lehtë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore që kanë kryer edhe ekspertimin e vendngjarjes.

Sipas policisë, shkak për këtë përplasje është bërë shpejtësia jashtë normave

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.