Standard.al

Një Parlament ilegjitim, pa moral dhe i blerë voton sot ndryshimet e njëanshme kushtetuese…

0

Ditën e sotme në Parlament do të votohen ndryshimet e njëanshme kushtetuese të cilit i hapin rrugë synimit të Rilindjes për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Me ndihmën e patericës së PS-së, opozitës parlamentare, Rama po mundëson ndryshimin e rregullave të lojës pasi ato janë firmosur mes palëve në 5 Qershor.

 

Nga vjen marrëzia e PS?

Fare mirë, kryeministri është në dijeni të sondazheve të brendshme. Ato e nxjerrin të gjitha një humbës përballë opozitës së bashkuar në zgjedhjet e ardshme. Tentativa e Ramës për hapjen e listave, ku qëllimi është ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, synon që PS të mund të dalë si partia më e votuar sërish në zgjedhjet e ardhshme dhe që më pas të tentojë të formojë qeverinë, duke grabitur e blerë mandate sa andej e këtej, sic rëndom ka ndodhur këto vite. Me këtë lëvizje anti-marrëveshje, Rama për ambiciet e tij të pushtetit, po e fut vendin drejt një krize politike që pritet të jetë e jashtëzakonshme. Përpos gfaktoit se edhe me këto ndryshime rezultati humbës nuk do ndryshojë, pasi sondazhet e nxjerrin Rilindjen shumë poshtë përballë Opozitës së Bashkuar, sërisht veprimi i ramës që ndryshon rregullat e lojës pasi ato janë miratuar me konsensus përbën një rast të rëndë të shkeljes së marrëveshjes. Zëri ndërkombëtar duhej të ishte më i fortë në këtë aspekt, pasi marrëveshja të cilkën Rama e votoi më 25 korrik po e rrëzon me votimin e sotëm. Ndalimi i koalicineve parazgjedhore është prishja reale e 5 Qershorit dhe për këtë akt të njëanshëm të kryeministrit, zëri i ambasadorëve që hyn si garant për marrëveshjen duhej të kishte qenë shumë herë më i fortë dhe me nota ultimatumi.

Qartazi, Rama po prish një marrëveshje, e cila erdhi pas një punë të lodhshme fizike dhe nervore të SHBA dhe BE. Si asnjëherë tjetër, për këtë marrëveshje u angazhua edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, përveç angazhimit personal të Komisionerit të Zgjerimit Oliver Varhelyi, për disa detaje të saj. Kryeministri po del kundër të gjithëve e ndërsa halli i tij i vetëm nuk janë as vota e qytetarëve dhe as ndryshimi i sistemit. Ai po tenton të kapet pas çdo dege që mund ti mundësojë mandatin e tretë, megjithëse edhe vetë është në dijeni se shanset që kjo të ndodhë janë fare minimale.

 

Parlamenti ilegjitim

E ndërsa më e thellë bëhet maskarada kur mendon se ndërhyrjen në Kushtetutën e vendit do ta bëjë Parlamenti aktual. Një Parlament anti-kushtetues nuk mund asesi të mendojë të ndërhyjë në ligjin themeltar të vendit.

Parlamenti aktual ka 17 vakanca, ku nga 140 deputetë që duhet të ketë sipas përcaktimit ne Kushtetutë, ai ka vetëm 123 të tillë. Për më tepër, deputetët legjitimë të këtij Parlamenti janë vetëm 82, duke përfshirë edhe 3 deputetë të PD-së dhe të LSI-së që nuk pranuan të dorëzonin mandatet. 182 deputetë dhe ish-kandidatë për deputetë nga listat e të gjitha partive opozitare refuzuan të jenë pjesë e këtij Parlamenti e ndërsa u shkelën të gjitha procedurat e zëvendësimit të mandateve.

Shkurt, kemi të bëjmë me së paku me një Parlament jo legjitim. Si nga ana ligjore ashtu edhe nga ana morale, ky parlament është më pak i përshtatshmi për të votuar ndryshime në kushtetutën e vendit. Aq më tepër që këto ndryshime po bëhen për pazare të mirëfillta në përfitimit të Rilindjes, duke përdorur si fasadë kërkesat e opozitës parlamentare, e cila luan rolin e patericës së shumicës qeverisëse.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.