Bylykbashi: Për opozitën, ndryshimet kushtetuese janë vija e kuqe me Ramën

0
118

I ftuar në ‘Çim Peka Live’, përfaqësuesi i Partisë Demokratikë në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi e ka cilësuar si vijë të kuqe atë që ka ndodhur sot nga Edi Rama që miratoi pa konsensusin e opozitës, ndryshimet kushtetuese.

‘Pa këtë marrëveshje nuk do kishim Këshillin Politik dhe këtë produkt.

Ishin ata ndërkombëtarë që morën ata iniciativë që na çoi te marrëveshja e 5 qershorit.

Ishin ata garantë që u miratua ajo marrëveshje kështu siç është.

Ishin ata që kërkuan kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit deri të Sekretari Amerikan, Mike Pompeo, që kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë

Po ku është Rama?

Rama bëri një marrëveshje me 21 korrik për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo është çështje substanciale, Rama është i kapur pas pushtetit Është gati të shkojë kundër faktorit ndërkombëtar.

Rama është kryetar i OSBE. OSBE ka atë standard që rregullat e zgjedhjeve nuk ndryshohen një vit para. Sigurisht askush nuk e merr sëriozisht Ramën, por është objekt tallje dhe qeshje.

Por ça bëri Edi Rama. Tha do grisim marrëveshjen.

Pak ditë më pas doli me një letër nga çeta e deputetëve të vet, që ishte një propozim i shkruar kokë e këmbë nga Rama.

Ajo që ka bërë sot ka dëmtuar të gjithë marrëveshjen e 5 qershorit.

Ajo që bëmë mbrëmë ishte të ishim konkret, të hapnim listën, të mos ndryshojë rregullat e lojës midis kundërshtarëve.

Por Rama ka lënë një precedent të rrezikshëm afatgjatë…

Ne kemi një pozicionim të fundit nga Sekretari I Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Pas takimit me ambasadorët, opozita nuk pranon asnjë ndryshim në nenet që mbrohen nga marrëveshja e 5 qershorit.

Ai pret të deformojë në Kodin Zgjedhor modelin prej 17 vitesh të koalicioneve parazgjedhore.

Për ne kjo është vijë e kuqe kushtetuese.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here