Basha-Ramës: Koston e konfliktit do ta mbash ti! Nëse mendon se do marrësh garanci për kokën tënde, po ta them prerë se…

0
107

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish për votimin në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese nga mazhoranca, duke u shprehur, se koston e konfliktit politik, do ta mbajë kryeministri Edi Rama.

Postimi i plote:

“Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama. Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here