Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervsistë për News24 ka thënë se vetë ajo është kundër ndryshimeve kushtetuese jo prej ndalimit të koalicioneve, por për integrimin europian.
PJESE NGA INTERVISTA E MONIKA KRYEMADHIT
PYETJA: Kur jeni kaq të sigurt se do e mundni Ramën në çdo formë, me apo pa koalicione, pse bëhet gjithë ky diskutim politik?
Opozita e ka mbyllur marrëdhënien e saj të komunikimit me Edi Ramën që kur dogjëm mandatet. Një njeri arrogant, mashturues, e kanë parë edhe ndërkombëtarët. E kanë parë që nuk është një piktor, por një i çmendur. Lufta jonë për këtë nuk bëhet për çështjen e koalicioneve por për integrimin europian. Sepse nëse ne humbasim këtë radhë hapjen e koalicioneve edhe me kushte, Shqipëria s’do ketë më shanse, madje do ketë sanksione të shumta. Do të ketë izolim total.
Do të bëjë ndryshime? Shkojmë në referendum. Edhe Enver Hoxha që ishte diktator e miratonte me referendum. Edhe kur s’dinin shkrim e këndim e bënte me zar, zgjidhnin gogla.
PYETJA: Listë e përbashkët si Opozitë?
Kjo ka kohë. Më e rëndësishme është evidentimi i problematikave, plani i masave nga kjo krizë.
‘Urrejtja po rritet çdo ditë, Rama nuk do e shmangë dot rotacionin’,
Në intervistën për Neës24, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se nëse Partia Socialiste do të votojë deri në fund ndryshimet kushtetuese, pasojat më të mëdha do t’i vuajë vendi dhe qytetarët. Ky votim sipas kryetares së LSI, do të izolojë Shqipërinë dhe do të vështirësojë rrugën e saj për integrim në BE. Kryemadhi po ashtu paralajmëroi ata që do ta votojnë se do të paguajnë për veprimet e tyre.
Më kënaq veprimtaria e tij sepse tregon që ai është shumë i frikësuar dhe çdo ditë dhe më shumë që ai kërcënon, çdo ditë dhe më shumë që ai përplas këmbët me arrogancë, tregon që rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme që do të jenë shumë shpejt, nuk do të shmangin dot rotacionin politik, i cili do të vijë nëpërmjet votës së lirë dhe të ndershme të qytetarëve shqiptar. Kjo grabitje legjitime e Parlamentit nëpërmjet votimeve ilegjitime të Kushtetutës nuk do të jetë gjë tjetër veccse një nga veprimet jo vetëm që do të izolojë Shqipërinë në marrëdhënie me BE por pasojat do të jenë shumë të mëdha për shkaktarët dhe për partnerët në krim të këtij veprimi. Unë për hir të së vërtetës politikisht do të thoja le ta bëjnë, sepse do të kem kënaqësinë më të madhe për të treguar në të ardhmen. Shqiptarët që tregojnë shembullin e njerëzve të cilët marrin peng vendin dhe që do të kenë shpagimin dhe dënimin që nuk do të dinë se nga do t’u vijë por nga ana tjetër do të më vinte shumë keq sepse një veprim i tillë i nesërm nuk do të sillte gjë tjetër veçse do të izolonte përfundimisht Shqipërinë dhe do ta çonte në një drejtim të paditur kur në fakt Shqipëria e ka shumë të qartë drejtimin e saj ku është BE. Pavarësisht forcave politike që vijnë dhe ikin.
Dhe në deklaratat që ka bërë opozita e bashkuar, ka qenë në sinkron sa i përket deklaratave që nëse këto ndryshime kushtetuese do të ndodhin rrezikohet stabiliteti i vendit dhe integrimi i Shqipërisë. Çfarë nënkuptoni me këtë dhe a keni folur me z.Basha meqë keni qenë në sinkron me këto deklarata, se çfarë do të bëni konkretisht, pra është një pyetje e drejtpërdrejt.
Kjo nuk ka të bëjë më, çfarëdolloj përkufizimesh dhe inskenimesh që mund të organizojë z.Rama për të provokuar opozitën. Opozita tashmë është shumë e qartë në axhendën e saj politike dhe çdo lloj përllogaritje apo provokimi që bën z.Rama për t’ia bërë opozitës apo institucioneve ndërkombëtare dhe partnerëve ndërkombëtarë, nuk ka asnjë lloj shpëtimi. Unë isha në jug para ca ditësh dhe një shprehje më bëri shumë përshtypje se jam takuar me shumë qytetarë në Sarandë, në Ksamil, në Cukë, në Gjirokastër, në Përmet dhe ajo që më bëri përshtypje ishte që po çahet guri nga marazi, po çahet guri nga urrejtja. Nuk dije të dalloje kush ishte socialisti, kush ishte demokrati, kush ishte LSI-sti.
Me apo pa koalicione, fitorja e opozitës e pandalshme, kam kërkuar lista të hapura që në janar
Duke folur për marrëvshjen e 5 qershorit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se kryeministri Rama nuk respektoi ambasadoren e SHBA, Yuri Kim e cila u investua fuqimisht për arritjen e asaj marrëveshjeje. Megjithatë, Kryemadhi shprehu bindjen se me apo koalicione fitorja e opozitës në zgjedhjet e ardhshme është e pandalshme dhe e padiskutueshme.
Nuk pyeti as për sekretarin e shtetit, as për Bundestagun, as për Komisionin Europian, as për njerëzit edhe institucionet dhe ambasadat e kanë ndihmuar ku i fyu në një mënyrë, qoftë edhe për xhentilesë. Se ne duke menduar se zoti Rama është shumë gentil me femrat, sepse dhe vetë jeta e tij martesore ka qenë e shpeshtë dhe duke menduar se është shumë gentil do të mendoja që do të kishte pak më shumë respekt për ambasadoren Juri Kim në të gjithë atë investim kolosal të kohës së saj prej orëve të gjata dhe netëve të stërgjata në rezidencën amerikane për përfundimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Si gjithmonë, zoti Rama nuk e dhunoi ambasadoren amerikane siç ka dhunuar bashkëshortet e veta, por e dhunoi me veprim verbal duke mos respektuar marrëveshjen e 5 qershorit. Pra ajo që dua të them është që këtu nuk kemi të bëjmë me një njeri normal. Këtu kemi të bëjmë me një njeri që ka probleme jo vetëm me sjelljen dhe me njerëzit që ka rreth e qark, por ka probleme të mëdha me të kaluarën e tij apo edhe me marrëveshje të cilat mund të jenë marrëveshje të cilat kanë qenë në dëm të trojeve të shqiptarëve dhe e mbajnë peng zotin Rama dhe i shtrëngohet litari orë e minutë. Por unë jam e bindur që shumë shpejt vota popullore do të sjelli rotacionin politik që s’do të ketë më shansin për ta ndihmuar. Me kualicione dhe pa kualicione.
– Znj. Kryemadhi, pak ditë më përpara opozita e bashkuar bëri një “lëvizje suprizë” sa i përket listave të hapura 100%.
Kryemadhi: Unë kam deklaruar që në janar ne do të mbarojmë rekomandimet e OSBE OHDIR-it, se këto na kërkon Bundestagu dhe ndoshta do të jetë me mirë që ta nxjerrim edhe ne si zyrë shtypi këtu kur unë kam qenë këtu, tek znj. Ilva Tare, kam qenë në televizion tek ju ku kam thënë ‘ne mbarojmë me rekomandimet e OSBE OHDIR-it me 15 mars dhe me 16 mars fillojmë diskutimin për sistemin zgjedhor. Dhe absolutisht opozita asnjëherë nuk ka qenë kundër listave të hapura. E mbani mend edhe platformën e z. Mediu. Mjafton t’i riktheheni asaj platforme të 5 partive të opozitës dhe ju do të shikoni që ju keni listat e hapura. Ju do të shikoni që aty keni depolitizimin e komisioneve. Ne e kërkuam depolitizimin e komisioneve, por Rama donte depolitizim të komisioneve duke i politizuar me njerëzit që kishte marr në punë Rama. Po pse mos të jetë komisioner ndonjë bankier ose një nën punës i administratës që ka 30 vjet që punon në administruar? Jo. Kush ka filluar në administratë në kohën e Edi Ramës, vetëm ai do të jetë komisioner. Pra, po ti shikojmë të gjitha kërkesat që ka pasur opozita nuk kanë asnjë lloj ndryshimi. Dhe tjetra, ajo që thotë z. Rama që 30% e listave do të jenë të mbyllura, ajo është gënjeshtër. I bie 70% e listave janë të mbyllura sepse unë nuk kam parë ndonjë parti që të fitoj 100% të listave. Vetëm Enver Hoxha i fitonte 99.9%. Kështu që, në Tiranë deri tek deputeti i 11, po i mori 11 Partia Socialiste, sepse duhet të keni parasysh që të gjithë bëjmë sondazhe dhe po i mori 11 hajde. Por pjesa tjetër mbas 10 nuk ka shans të hy. Kështu që është e pamundur ajo që thotë dhe është një mungesë transparence dhe mashtrimi që ka bërë ose thjesht një lojë që ai krijon idenë që ne të merremi me këtë gjë sepse ai gjithmonë pas një veprimi të tillë teknik të jeni të bindur që z. Rama o është gati duke bërë ndonjë konçension të ri, o është gati duke bërë ndonjë tender, o është gati të dhuroj ndonjë nga trojet shqiptare.
– Për të vazhduar këtë, z. Rama ka përdorur si argument dhe hapjen vetëm 2/3 të listave zgjedhore për kuotat gjinore. Pra që grat dhe vajzat të hyn në parlament. Si mendoni ju që në listat 100% të hapura të ketë kuotë gjinore.
Kryemadhi: Është shumë e kollajshme. Po marrim Tiranën. Në 34 emra që ka Tirana është e detyruar që ti të kesh 30%. Ne si LSI në shumicën e rasteve e kemi pasur mbi 50%. Po themi në qytetet e mëdhaja. Pra 12 duhet të jenë vajza dhe gra dhe ti e ke shumë të kollajshme për ta menaxhuar sepse ti shkon dhe voton dhe i rendit sipas radhës, sipas numrit të votave. Të takojë 10 mandate? Në këto 10 mandatë takojnë 6.5 burra dhe 3.5 gra. Dhe ti si parti e merr vendimin ku 6 burra që janë në renditje të parët dalin me votimin e asaj dhe pjesa tjetër gra. Zoti Rama ka qenë shumë i dobët në matematikë, biles ai e ka mbyllur aritmetikën në klasë të 4 dhe normal që nuk arrin të bëjë dot përllogaritje.