Koreja e Veriut ashpërson masat mbrojtëse kundër koronavirusit, izolon rastin e parë

0
110

Koreja e Veriut ka paralajmëruar ashpërsim të masave per te luftuar koronavirusin.

Mësohet se duke nisur nga sot, qyteti në kufi, Kaesong është izoluar. me qëllim të luftimit të atij që mund të jetë rasti i parë i konfirmuar me sëmundjen Covid-19.

Agjencia KCNA, ka thënë se masat e rrepta të karantinës dhe kontrollet në disa distrikte veçse kanë nisur, ndërkohë që janë duke u siguruar testet, veshjet mbrojtëse dhe pajisjet mjekësore. Diktatori Kim Jong Un, ka shpallur emergjencë më 26 korrik, pasi një dezertor verikorean që mund të jetë infektuar me virus, dyshohet se është kthyer ilegalisht nga Koreja Jugore.

Nëse vërtetohet se ky person ka qenë i prekur nga COVID-19, do të ishte rasti i parë i konfirmuar zyrtarisht në këtë shtet. Koreja Veriore ka raportuar se ka testuar 1,211 persona për këtë virus deri më 16 korrik, mirëpo të gjitha rezultatet kanë qenë negative.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here