Standard.al

Budina: Rama po vepron me Kushtetutën siç veproi me Teatrin, populli duhet ta nxjerrë nga zyra

0

Të ftuar ne syritv, përballë gazetarit Adi Krasta, regjisori Edmond Budina dhe Robert Budina kanë treguar ndjesinë e tyre për atë që ndodhi me Teatrin.

Shembja e Teatrit

Edmond Budina: Shembja e Teatrit është një tradhëti. Njerëzit po të ishin të ndërgjegjshëm, do kishin menduar për lirinë e tyre. Por kam përshtypjen se kjo na ndihmoi të rritemi.

Ata policët që sulmuan atje ishin disa bashibuzukë. Kishim miq tanë që humbën portofolët. Një shoqja jonë e gjeti biçikletën në pazar, që ia kishin vjedhur të Teatri.

Robert Budina: Efekti që prodhoi ajo ngjarje kapërceu shumë përmasën tonë. Ne komunikuam me shpirtrat e njerëzve.

Lufta për Teatrin ishte sa politike, sa shpirtërore.

Duke lëvizur nëpër Shqipëri, shumë njerëz na thoshin, po mirë që e prishën po përse në atë mënyrë.

Edhe ato fadromat që ishim atje, si gojë e dinozaurëve që i shquyen. Ai sulm talebanesk si në ‘Netët e Kristalëve’, mirë e zaptuan, por psë nuk pritën që të bëhej inventari.

Sepse ata doni të fshihnin aty një krim tjetër.

Aty ka pasur disa armë që janë ç’inventarizuar.

Shembja e Teatrit Kombëtar është një tradhti që më la një shije të hidhur.

Robert Budina: Ky kryeministër si veproi me Teatrin, nuk stepet para asgjëje. Ky po e vërteton ashtu si edhe me Kushtetutën që nuk ndalet para asgjëje. Populli duhet ta nxjerrë jashtë nga zyra.

Edmond Budina: Për të gjithë pjesëtarët që kanë kanë qenë në protestën e Teatrit, sigurisht që ka pasur fjalë. Ky është spiun i tij, ky paguhet nga PD-ja. Ka qenë një periudhë koha kur punoja në Teatër që thosha pse jo një teatër të ri. Unë kam luajtur në Teatrin ‘Vale’ në Romë. Dhe më kanë thënë ti je shqiptari i dytë që luan këtu, i pari është Moisi. Unë pata një ndjesi për këtë teatër.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.