Standard.al

Komisioni pranoi se s’ka shkelje për shkarkimin e Presidentit. Automatikisht, 30 Qershori i pavlefshëm!

0

Nga Gëzim SALIU

Kuvendi miratoi sot raportin e Komisionit Hetimor për mos shkarkiminm e Presidentit së bashku më vërejtjet përkatëse me 78 vota pro, 17 kundër dhe 8 abstenim. Në konkluzionet e raportit të Komisionit thuhet se nuk ka shkaqe të forta për shkarkimin e Kreut të Shtetit por propozohen ndërhyrje në Kushtetutë për të qartësuar kompentencat e presidentit si dhe përfshirjen e një mekanizmi zhbllokues në raste të mosveprimit.

Por rezultati nul i këtij komisioni është një tregues i vlefshëm dhe i drejtpërdrejtë për një tjetër çështje që ka në thelb të saj paligjshmërinë. Zgjedhjet e 30 Qershorit!

Duk përdorur një logjikë të thjeshtë dhe pa i hyrë mekanizmave  të ligjit, që gjithsesi u shkelën në masë me vendimin e qeverisë dhe institucioneve përkatëse për mbajtjen e votimeve të 30 Qershorit, arrijmë në përfundimin sipas të cilit: në momentin që komisioni hetimor deklaron se nuk ka shkelje për shkarkim të Presidentit lidhur me aktin e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019, atëherë automatikisht zgjedhje e 30/6/2019 dalin të pavlefshme.

Konkluzion logjik i thjeshtë!

Një komision hetimor i ngritur nga Kuvendi, ku janë bërë palë Rilindja dhe opozita parlamentare, patericë e PS-së, pas muajsh e muajsh hetime nuk arrijnë dot të gjejnë një të dhënë faktuese për shkelje të Presidentit lidhur me dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Qartazi, kjo vërteton se votimet e mbajtura në 30 Qershor ishin të paligjshme.

Për këtë konstatim të autorit, morëm opinionin edhe të juristit të njohur Jordan Daci. Në prononcimin për “standard” Daci tha se:

“Në gjykimin tim duke qenë se jam edhe përgatitës i ankesës së shoqatave te bashkive në Gjykatën  Kushtetuese ku kërkojmë pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 Qershorit, zgjedhjet janë të pavlefshme përtej faktit nëse do të rrëzohej shkarkimi apo do miratohej shkarkimi i Presidentit. Se ka shkaqe që janë të pavarura nga hetimi që bëri komisioni. Nga ana tjetër hetimi i komisionit konfirmon të njejtin përfundim. Kjo sepse fakti që “Venecia” konfirmoi që nuk ka shkelje nga ana e Presidenti si edhe vetë këta që sot po konfirmojnë se kreu i shteti nuk ka bërë shkelje me anulimin e zgjehdjeve, automatikisht kjo nënkupton me logjikën që edhe dekreti i Presidenti ka qenë i saktë dhe për rrjedhojë zgjedhjet dalin të pavlefshme. Nuk është më shumë për diskutim juridik se sa rjedhojë logjike për këtë arsyetim që ju shtroni.

Nga pikëpamja juridike, nuk mund të dalë mazhorancë të thotë që ne po e falim Presidentin, po ky e ka shkel Kushtetutën. Kuvendi nuk është institucion me opsion flajeje, ose thotë që e ka shkelur dhe ne e shkarkojmë ose nuk e ka shkelur. Duhe të kemi parasysh se komisioni hetimor dhe përfundimet e tij nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me bindjen e anëtarëve. Këta të fundit kanë qenë të bindur që në fillim që procesi ishte i padrejtë. Duke u përball me vendimet e “Venecias”, me të cilat ata nuk kanë as aftësinë profesionale e as guximin për ti kundërshtuar, atuomatikisht hedhin poshtë atë që ato e mendonin në nisje të hetimit. Pyetja që ju shtroni është një argument më shumë që zgjehdjet e 30 Qershorit 2019 ishin të pavlefshme sepse dekreti i Presidentit ishte i vlefshëm, dhe qëndrimi i mbajtur nga KQZ ishte tërësisht antikushtetues, dhe praktikisht edh qëndrimi i Koegjit.

Pyetja që do ti bëja vetes për sqarim: janë të pavlefshme, po si do të zgjidhet?  Kjoi dilemë do të merrte përgjigje nga Gjykata kushtetuese, për të cilën nuk besoj se do të ngrihet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Pse e them këtë? Sepse mazhoranca nuk ka interes që të ngrejë Gjykatën Kushtetus e cila në mënyrë të pashmangshme do ti jepte një numër shumë të madh kartonash të kuq për të gjitha shkeljet kushtetuese që ka bërë qeveria. Duke përfshirë këtu edhe vetë zgjedhjet e 30 Qershorit. Dhe këto kosto, mazhoranca aktuale nuk do ta marrë para zgjedhjeve të ardhshme, prandaj edhe kjo është një ndër arsyet se pse Kushtetuesja mbahet peng.”.

*ESKLUZIVE/STANDARD.AL

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.