Standard.al

Çdo virus ka mendje për sherr …

0

Nga Dritan Shano

 

Shëndeti i njeriut është gjithë kohën, gjatë gjithë jetës, në një betejë të përhershme, në të cilën arrihet ekuilibri i duhur mes qelizave imunitare dhe baktereve e virusëve sherrxhinj me të cilët bashkëjetojmë. Se njerëzit duhet ta dinë që virusi kur shfaqet nuk zhduket më, thjesht bëhet i padëmshëm pasi arrijmë imunitetin.

Njerëzit ndoshta mendojnë se për shëmbull lija është zhdukur se kemi bërë vaksinën. Jo mër lal jo. Lija aty është, nuk ka ikur asnjëherë, ne thjesht as që e vemë re sepse jemi imunizuar prej saj. Pra, nuk është se do na duhet të bashkëjetojmë gjatë vetëm me Covid-19; ne prej mijëra shekujsh bashkëjetojmë me të gjitha viruset. Kjo që thuhet tani se “do na duhet të bashkëjetojmë me Covid-19” është për efekt dramatik dhe propagandistik – dhe e hanë vetëm injorantët që nuk dinë asgjë për viruset dhe për betejen e përhershme të qelizave tona imunitare kundër tyre.

Në këtë betejë të përhershme, 1) ngrënia e ushqimeve që rrisin shëndetin imunitar dhe kompensimi i dietës ushqimore me vitaminat e duhura, 2) aktiviteti fizik që rrit shëndetin imunitar, 3) higjiena e njeriut që rrit shëndetin imunitar, dhe 4) kontakti i përhershëm mes njerëzve dhe natyrës që rrit shëndetin imunitar të njeriut, janë veprimet më të vlefshme që mund të kryhen në çdo rast dhe në çdo kohë.

Mendoj se këto jo vetëm duhet të propagandoheshin fort, por të ishin pjesë e edukimit publik derisa të ktheheshin pjesë e kulturës që merret me qumështin e nënës. Se ështe krijuar ideja që duart duhen larë vetëm kur ka rrezik për të vdekur … dhe se nëse nuk ka rrezik për të vdekur mund t’i teshtish tjetrit në surrat pa problem.

Pra, njeriu është duke zhvilluar beteja shëndetësore edhe kur është kaps ose me diarre, edhe kur është me grip, me tension, me dhimbje veshi, dhëmballe, kur i rrjedhin hundët, kur i krruhet trupi, apo edhe kur i dhembin trutë e kokës, jo vetëm kur është me Covid-19 – siç po duan të na bëjnë të besojmë dhe bindemi propagandistët progresistë anembanë botës.

Jo për gjë, por para ca kohësh New York Times publikoi në faqen e parë të saj emrat e 1000 njerëzve, që sipas saj, humbën jetën nga Covid-19. Por New York Times kurrë nuk kishte publikuar ndonjëherë më parë emrat e 1000 njerëzve që humbin jetën çdo vit nga gripi i zakonshëm, nga kanceri, nga vetëvrasjet. A thua jetët që humben nga Covid-19 janë më të shtrenjta se këto të tjerat. Mendoj se jo! Qëllimi ishte të tmerrohej njerëzia, për ta komanduar atë më kollaj. Për shembull, për të krijuar idenë se mbyllja dhe izolimi i njerëzve dhe ekonomisë ishte normale dhe se reagimi i Suedisë ishta anormali …

Shpresoj që me kohë, Misterit të Piramidave të Egjyptit, të mos i shtohet dhe Misteri i Covid-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.