Frikë nga vala e dytë/ Afro 40 shtete me rritje rekorde një-ditore të rasteve me COVID-19

0
98

Në kohën kur Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi se nuk ka kthim në normalitet, pothuajse 40 vende kanë raportuar rritje rekorde një-ditore të rasteve me koronavirus.

Sipas raportimeve, rastet janë rritur në ritëm të shpejtë në Shtetet e Bashkuara, Brazil, Indi, Japoni dhe Australi.

Hong Kong, Bolivia, Sudani dhe Etiopia gjithashtu kanë pësuar rritje në raste, sipas një raporti të Reuters.
Të dhënat, të përpiluara nga raportet zyrtare, tregojnë një rritje të vazhdueshme të numrit të vendeve që raportojnë rritje rekorde ditore të rasteve me Covid-19 gjatë gjithë muajit të kaluar.

Bullgaria, Belgjika, Uzbekistani dhe Izraeli gjithashtu kanë pësuar rritje rekorde përbrenda 24-orëve gjatë muajit të kaluar, sipas Reuters.

Tre javë më parë, të paktën shtatë vende kishin raportuar rritje rekorde, të cilat u spikatën të paktën në 13 vende dy javë më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here