Sfidat e shqiptarëve pas refuzimit të azilit në vendet e BE-së

0
116
People moved between tents which form an illegal camp of more than two hundred migrants, men, women and children, most from Albania, which is under the A6 motorway in Lyon October 12, 2013. REUTERS/Robert Pratta (FRANCE - Tags: POLITICS SOCIETY IMMIGRATION) - RTX148PS

Emigracioni për një pjesë të shqiptarëve është parë si një rrugë, e cila të çon drejt një të ardhmeje më të mirë. Të tilla ishin shpresat e Elton Kordollit, i cili bashkë me familjen në vitin 2019, shkoi në Gjermani për të kërkuar azil. ”Arsyet kryesore ishin që edhe fëmijët të merrnin një drejtim të duhur, të ishin si gjithë të botës, që edhe unë të isha i kënaqur si prind me fëmijët. Unë kalova si kalova, prapë i ri jam, por për një jetë më të mirë”.

Pas gjashtë muajsh qëndrimi në Gjermani, Eltoni kishte ndërtuar ëndrra por shteti Gjerman nuk e pranoi kërkesën e tij për azil. ”E përjetova shumë keq, sepse nuk kisha ku të shkoja, këtu nuk kam asnjë lloj mbështetje. Këtu ka ardhur koha që nëna po hedh fëmijën nga prehri. Kështu më hodhi edhe mua nëna në rrugë, në kohë epidemie me gjithë fëmijët kam dalë jashtë”.

Pas rikthimit në Shqipëri Eltonit i lindi nevoja për një sërë shërbimesh. ”Kryesorja ishte që të kisha një banesë të futja kokën, të ruaja fëmijët e mi nga kjo epidemi, të punësohesha të mbaja familjen. Kemi kërkuar ndihmë, po nuk më kanë dhënë asnjë lloj përgjigje, asnjë lloj shprese, m’i kanë humbur shpresat, thjeshtë më kanë lidhur një përkrahje sociale 5 mijë lek në muaj”.

Në lidhje me këto nevoja, World Vision ka marrë në studim 190 persona në 13 bashki të vendit, ku 70% e tyre kanë pohuar se pas rikthimit nga emigracioni në Shqipëri kanë patur nevojë të siguronin një strehë, të kishin lehtësime në procesin e punësimit përmes Zyrës Rajonale të Punës si dhe të siguronin informacion për shërbimet publike që u takojnë pas rikthimit në atdhe. Drejtorja e World Vision për Ballkanin Perëndimor Eljona Boçe Elmazi na tregon se personat e përfshirë në studim të cilët ishin kryesisht azilkërkues në Gjermani ishin në moshë të re dhe familjarë. Në momentin që këtyre personave u refuzohet azili, drejtorja thotë se për ta duhet të sigurohen një sërë shërbimesh nga shteti, qëkur përballen me policinë e kufirit, të cilët duhet t’i orientojnë drejt sporteleve të emigracionit.

“Ato kanë mandatin që të informojnë për të gjithë gamën e shërbimeve që atyre u takojnë, nga studimi na rezulton që vetëm 8% e tyre kanë patur kontakt me këto sportele të migracionit. Gama e shërbimeve është që nga punësimi, shëndetësia, arsimi për fëmijët, regjistrimi i fëmijëve në gjendjen civile”. Pjesë e këtij projekti është edhe familja e Eltonit, e cila tashmë duket se integrimin në shoqëri e ka më të lehtësuar. Sipas një studimi të Institutit EPIK në Kosovë, bazuar mbi të dhënat e Eurostat, mbi 20,000 shtetas shqiptarë aplikuan për azil në vendet e Europës, vitin 2019. Kjo shifër është më shumë se dyfishi i aplikimeve nga të gjitha vendet e tjera të Ballkanit. Shqipëria shënoi edhe më shumë aplikime se Palestina dhe Sudani.

Marrë nga EuroNews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here