Përsëris: Të shpallet edhe Gjermania partnere strategjike…!

0
123

Nga Kastriot Islami

 

Po e ripërsëris këtë propozim duke e bërë edhe njëherë publik… Madje edhe duke inisistuar…Por me shënimin që po e vendos që në krye të këtij shkrimi (ndonëse ky shënim ishte evident edhe në propozimet e mëparshme), thjesht për ti hequr cdo mundësi/alibi manipulatoërve e spekullantvve për të deklaruar si hileqarë e tinëzisht se ky propozim është kundër SHBA…Shënimi është ky: Për arsye të shumta që lidhen ndër të tjera me integritetin e Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe me vendosjen e zhvillimin e demokracisë në Shqipëri, dhe kryerjen e të gjithë reformave demokratike e integruese, të gjithë partitë dhe qeveritë e Shqipërisë e kanë shpallur SHBA si Partenere Kryesore të Strategjike… Mendoj se ky është një vendim shumë i drejtë e i pacënueshëm që shpreh saktë vullnetin e sovranit….

Por gjykoj se po ashtu, do të ishte i arsyeshëm dhe i drejtë vendimi për të shpallur po ashtu edhe Gjermaninë si Partnere Strategjike të Shqipërisë…

Së pari, qëndrimet e Gjermanisë kanë qënë të rëndësishme, që me hapjen e ambasadave në korrik të vitit 1990 dhe më tej në vitin 1991, pra për vendosjen e demokracisë e të pluralizmit në Shqipëri… Qëndrimet e Gjermanisë janë edhe sot shumë domethënëse e vendimtare për Shqipërinë, në këto momente kur maxhoranca aktuale po dëmton rëndë themelet e demokracisë dhe rrënon pluralizmin..

Së dyti shqiptarët vlerësojnë maksimalisht konseguencën e Gjermanisë që nga 1991 e deri më sot, si për progresin demokratik të vëndit, vendosjen e shtetit ligjor dhe kryerjen e të gjithë reformave të rëndësishme… pa harruar ndihmën e madhe në zhvillimin ekonomik të vëndit…

Së treti, shqiptarët nuk do të mund të harrojnë kontributin e Gjermanisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO e vecanërisht angazhimin e saj serioz e tejet specific për integrimin në BE, duke qënë në ballë të mbështetjes së BE për hapjen e negociatave më BE…

Së katërti, qytetarët shqiptarë dhe shqiptarët në rajon vlerësojnë kontributin e vecantë e të palëkundur të Gjermanisë për “mosndryshimin e kufijve në rajon” duke shmangur kështu cënimin e integritetit e të pavarësisë së Kosovës dhe destabilizimin e Shqipërisë e të rajonit… Vecanërisht shqiptarët kudo në rajon mbështesnin qëndrimet e qarta të Gjermanisë për ti dhënë përgjigjen e emerituar lojrave për copëtimin e Kosovës dhe hedhjes në erë të stabilitetit e sigurisë në Ballkan.

Së pesti, qytetarët shqiptarë shprehnin bindjen e tyre të palëkundur se Gjermania ka qënë gjatë të gjithë kohës një ndihmëse aktive në luftën kundër trafiqeve të drogës e kultivimit të marijuanës në Shqipëri dhe kanë besimin e palëkundur se të gjithë informacionet e zotëruara prej tyre për implikimin e zyrtarëve të nivelit shumë të lartë në trafiqet e drogave të forta do të vihen në dispozicion të drejtësisë shqiptare për të ndëshkuar dhe shkatërruar lidhjet e krimit e të trafiqeve me qeverisjen…

 Së gjashti, qytetarët shqiptarë kanë vlerësuar maksimalisht qëndrimet realiste të Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave me BE duke përcaktuar një udhërrëfyes me 15 piketa duke iu zbuluar të vërtetën qytetarëve të varfër për detyrimet që duhet të përmbushë qeveria e tyre ndërkohë që dëshira dhe qëndrimi gjerman është i qartë: shqiptarët duhet të jenë në Europë!

Së shtati, qytetarët shqiptarë janë besimplotë se lokomotiva gjermane nuk do të lejojnte në asnjë rast që besimi i të rinjve shqipotarë, i formuluar në slloganin “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa..” të nëpërkëmbej. Se angazhimi dhe kontributi 30-vjecar gjerman nuk do të lejonte që sakrificat e të rinjve shqiptarë në 1991 për të vendosjen e pluralizmit në Shqipëri të hidheshin në erë dhe Shqipëria të rikthehej në monizëm e autoritarizëm.

Së fundmi, qytetarët shqiptarë do të dëshëronin përmes këtij vlerësimi realist, ti dërgonin  një mesazh të qartë shtetit dhe qytetarëve gjermanë në këto momente të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët..

 

Syri.net

24 korrik 2020

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here