Paralajmërimi i fortë i Metës për zgjedhjet: Roli i Presidentit do të jetë si asnjëherë më parë. Do të kemi shumë akte dhe disa task-forca

0
73

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paralajmëruar një rol të madh të Presidentit në zgjedhjet e ardhshme.

“Ende nuk kanë ardhur ndryshimet e bëra nga Kuvendi në presidencë. Sapo të vijnë do zbardhen nëse janë votuar siç janë miratuar nga Këshilli Politik dhe do firmosen.

Presidenti nuk merr pjesë në zgjedhje. Sot është 3-vjetori i ceremonisë së betimit dhe marrjes së detyrës. kështu që konferencës për shtyp do e kemi pas 2 vitesh. Roli i pres si kryetar i shtetit është mjaft i rëndësishëm veçanërisht një situatë që ka të bëjë me interes të madh publik për një proces të diskutueshëm për të cilin ekzistojnë shumë kushte që janë të domosdoshëm për t’u plotësuar në mënyrë që Shqipëria të çelë negociatat me BE.

Duket ditur që për pak muaj do shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve është e rëndësishme që presidenti të marrë të gjitha masat kushtetuese ligjore dhe të bëjë gjithçka në mënyrë transparente për të parandaluar keq përdorimin e institucioneve të shtetit. Do kemi shumë akte në këtë drejtim që do jenë tepër transparente dhe do kemi disa taks forca. Roli i presidentit do jetë si asnjëherë tjetër më parë”, deklaroi Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here