Gjata: Rama po del jashtë marrëveshjes, po kërkon të çojë zgjedhjet në kaos

0
94

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, në FaxNeës ka pasqyruar opinionet e tij për debatin aktual mbi ndryshimet kushtetuese. Gjata e shikon tentativën e Ramës për hapjen e listave si një metodë për të kamufluar ndalimin e koalicioneve.

“Pse si hap listat komplet ky. Me lista të mbyllura barazia gjinore sigurohet më mirë. Nuk është çështja te barazia gjinore, këto janë hipokrizirat e Edi Ramës. Ai e ka vetëm te koalicionet zgjedhore, mendon se duke ndaluar koalicionet, zgjedhjet i çon në kaos. Pas zgjedhjeve mendon ai se pa koalicione nuk fiton askush dhe pastaj mund të bëj marrëveshje që të shpëtoj.

Ne nuk jemi kundër hapjes së listave dhe jemi gati për referendum, ta bejmë sa më gjithëpërfshirëse të përfshijmë dhe shoqërinë civile. Këshilli politik ka dy marrëveshje atë të 14 Janarit dhe marrëveshjen e 5 Qershorit. Çfarë kërkon tjetër ? Pse del jashtë marrëveshjes? Pse u çua si rrufe në qiell të hapur dhe papritur kërkon hapjen e listave? Nëpërmjet hapjes së listave kamuflon heqjen e koalicioneve. Rama thotë unë do të bëj ndryshime kushtetuese por i duhet të ndërhyjë në Kod pasi ndryshojnë rregullat e lojës. Depolitizimi dhe çështja e sistemit u la për më vonë pas zgjedhjeve të 2021.

Ky është një mashtrim, dhe faktori ndërkombëtar nuk mund ta pranojë. Marrëveshja politike krijoi paqen mes mazhorancës dhe opozitës ndërkohë që ndryshimet kushtetuese rihapin krizën politike.”- tha Gjata për FaxNews.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here