“Do ta djeg vajzën në sobë”! Drama e 33-vjeçares me ish-bashkëjetuesin: Tentoi të më therë me hanxhar, më sillte shokët e pirë në shtëpi dhe…

0
74

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” u trajtua historia e nënës 33-vjeçare, Izaora Cani. Izaora me ish-bashkjetuesin është njohur në një ditëlindje, në dhjetor të vitit 2016-të.

Ish-bashkjetuesi ka pasur një bashkejetesë të mëparshme, nga e cila ka lindur edhe një fëmijë. Po ashtu nga ana tjetër edhe Izaora para kësaj bashkëjetese ka pasur një martesë me celebrim, nga e cila ka lindur një fëmijë. Nga kjo bashkëjetesë e re Izaora ka një vajzë 2-vjeçe.

“Para se të vinte në jetë vajza ime, bashkëjetuesi im ushtronte një dhunë psikologjike dhe fizike ndaj meje.

Rrëfimi i plotë i të resë:
Jemi njohur në dhjetor ne 2016 ne nje ditelindje, ne maj me ka pas kerkuar, ky ka qene nje here i martuar dhe ka nje goce pa celebrim. Atëhere vajza ka qene 5 vjece kur me ka takuar mua, edhe une e kam nje martese te pare te celebruar edhe kam nje femije 13. Kur u njoha me kete, femija im i pare jetonte me babain e tij, kisha nga viti 2008 qe isha ndar, pasi kishim mosmarrveshje, kisha mosmarrveshje me vjehrren. Rame dakord qe femijen do ta mbante a,i sepse une u ktheva ne fshat dhe nuk kisha kushte qe ta mbaja ne Mezhgoran te Tepelenes. Por une e takoj rregullisht, kemi marredhenie te mira dhe me njerezit e ish-burrit te pare. Kur u njoha me kete ishte viti 2016, ky as dhjete dite nuk me la hapesire ta njihja. Kisha ditelindjen e mamait dhe ky me tha do te coj une, sepse duhet te prezantohej me familjen time, ky ishte i madh ne moshe, kishte pire dhe erdhi te prezantohej me familjen time. Qe ne dhjetor te 2015 me ka vezhguar, kur u takuam diten e pare i thashe ‘do ta mendoj’, por ai nuk me la.

Mentaliteti i fshatit se po hyri nje burre ne shtepi ishte turp, nga turpi e pranova. Kur ika nga fshati dhe erdha ne shtepine time ne Tirane ai me tha qe ‘ti duhet te vish te jetosh me mua. jo me vetem’, aty filluan grindjet e para, shkoja nga shtepia e tij dhe nga shtepia ime. Filluan zenkat, debatet, kur pinte sillte dhe shok ne shtepi, vinte ne nje te nates dhe donte tu sherbeja shoqerise e nese une i ktheja fjalen ai do me shante dhunshem, edhe nena e tij me thoshte do ndryshoje moj bije. Pothuajse ne dy vite bashkejetese qe ne beme nuk eshte se ka qene ndonje bashkejetese e rregullt. Edhe familjaret e mi e dinin qe kisha nje grindje midis nesh, kur mami me telefononte e kuptonte qe une kisha problem, sepse shkoja te motra ime, rrija kur une kisha problem me te. Kur ndodhnin keto, ai vinte ne mengjes dhe thoshte se do ndryshoj. Por kur ngela shtatzene me gocen, ai e la pijen vetem 3 muaj, pastaj ai filloi prape dhe gjithe shtatzenia ime ka qene lot, dhimbje, kur une e merja ne telefon per dreken, ai me pergjigjej shume keq, duke me share shume piset.

Nga ai moment qe ai dilte dhe deri sa kthehej ne shtepi isha duke u dridhur nga frika, kur ai vinte dhe hynte ne deren e shtepise, ai bente skandale, ka pasur raste kur merrte dhe hanxharin e mishit me thoshte do te therr. Te nesermen nuk mbante asgje mend dhe me thoshte se nuk do ta beje me, i lutesha qe ndrysho, sepse ti edhe me vret kur je i pire. Por kjo situate vazhdonte gjate gjithe shtatzenise vinte me 5 burra, shoke te tij te pire tap dhe ushtronte dhune dhe me shante. Kur unë isha 8- muajshe shtatzene tentoi te me vriste me sopate dhe ne ate moment kam ikur nga shtepia e atij 45 minuta ne kembe, ne ate ore nuk kishte autobuza, leke nuk kisha, dhe kam ikur 45 minuta ka qene shkurt, ftohte, deri te shtepia e motres dhe me vinte turp te veja te motra se ishte me njerez dhe kam ndenjur ne nje cep pallati dhe po flisja me vjerren, nenen e tij, ai erdhi me makine i pire tap dhe une nuk munda me, shkova te motra.

Nuk arrita kurre ta denoncoj, pasi po vinte nje femije ne jete dhe mendoja se do ndryshoj. Kur linda gocen thoshja ishalla oh zot nuk pi alkol dhe nuk di si do bej me nje femije te vogel, mirepo pasi lindi goca u be shume here me keq, vetem nuk sillte shoqeri me, ikte ne mengjes dhe kthehej ne 2 te nates dhe me merte mua ne tel se nuk gjente rrugen ne shtepi. Kur vajza shkoi 5 muajshe ka qene perfundimi im me te, kur merrja djalin nga martesa e pare nuk e sillja ne shtepi se nuk doja qe ai te shikonte ato skena. Djali im ka ardhur ne nje moment ne shtepi dhe ai piu dhe erdhi i pire dhe filloi me keq se si bente ditet e tjera, djali ulerinte shkalleve mami hajde ikim te tezja nga frika. Hipte siper soletes dhe hidhte gure nga larte, thyente gjerat, bertiste nga llafet me te pista, arrinte shante komeshinjte, pothujse nga ky fjalor nuk fliste.

Mundohesha te justifikoja femijes time se ai nuk eshte keshtu i pa pire, djali me thoshte nuk ke frike o ma. Goca kur ishte 5 muajshe gush tai erdhi shume i pire ne maksimum ai bertiste me te madhe me mbyllte brenda, ke buke te mungon gje asgje nuk te mungon. Dita qe edhi i pire kur goca ishte 5 muajshe ishim ne koridor, goca pa nje skene shume te frikshme dhe goca u tmerrua, duke qare me te madhe deri sa arriti qe te thoshte do ta fus ne furre te sobes, duke me thene qe nuk me prishet puna fare e fus ne sobe e pjeke. Qe nga ai moment ai mori gjithe rrobat e mia i hodhi ne rruge, mua dhe vajzen na perzuri, mori nje shok qe te ngarkonte rrobat mbi makine dhe ai na perzuri, une mora gocen dhe ika me ate makine, shkova te motra ime dhe atij shokut te atij i thashe qe mos i trego se ku zbrita une se do vije te me vras. Ai ka shkuar te motra ime dhe ka goditur dyert me shkelma duke bere zhurme te madhe. Dhe kur kam ikur nga shtepia ime, ku rrija me qera, shkonte pasi kisha ikur une dhe bente zhurme, saqe dilnin pronaret e pallatit dhe e hiqnin zvarre.

Pas ikjes kam ndenjur 15 ditë te motra, pastaj mora shtepi me qera. Aty te lagjja e motres. Aty ajo shtepi ishte cfare frynte jashte binte brenda, jetova aty deri ne janar te 2019, pastaj mora nje shtepi pak me te madhe dhe me me kushte per gocen, ne katin e dyte. Nderkohe qe une jetoja me qera, ai vazhdonte me dhune psikologjike deri ne oren 3 te nates, kishte raste qe vinte dhe aty te dera dhe bertiste me te madhe, une merrja villain e tij, hajde mere, ai me thoshte lajmero policine se nuk kemi cfare ti bejme, qerane e paguante dhe jepte leket e goces, me pretekstin qe ai thoshte qe do kthehesh te une perseri, por me vone ai nuk pagoi me asgje, vinte takonte vajzen njeher ne dy muaj, ja nxirrja ne kafe se kisha frike. Ne prill te 2019 une fillova ti kerkoja prokuren dhe ai nuk ma jepte, sepse doja te ikja, sepse nuk mund te duroja dot presionin e tij. Nderkohe une pasi u largova nga ai, u njoha me dike tjeter me shkuesi qe ma prezantuan njerez te aferm.

Prokuren e doja per tu larguar nga Shqiperia per jeten e qete, por ky ne 15 tetor te 2019 ma dha prokuren, sepse te them te drejten e genjeva per mire, sepse ai donte te dinte ku do shkoja, i thash do shkoj te rri te nje shoqja ime qe dhe ai e njihte te rri ca dite, ma dha por pas dy ditesh me anulloi prokuren duke thene qe ti ke filluar nje jete te re dhe ti nuk duhet te ikesh, dhe une nuk mund ta merrja dot vajzen, aty vazhduan akoma ato grindjet, presionet etij qe ty sduhet te te gezoje njeri. Pas shume presionesh une i thashe ok mbaje vajzen, sepse mendova qe ai nuk e mbante dot se ishte e vogel dhe nuk i sherbente dot, pastaj u be prape pishman, hajde se do ta jap dhe perseri me coi deri te noterja dhe me tha duhet ta mendoj perseri, por une i thashe qe mes nesh ka mbaruar te lutem beje pjesen tende si baba te dy ne duhet te bejme per kete femije. U betua se neser do te ta jap me patjeter, prita diten e neserme dhe nuk erdhi duke me derguar mesazhe qe nuk ta jap.

Pastaj une i thashe hajde mere gocen, por une prape nuk do kthehemi bashke, por ai filloi te me ofronte pasurine e tij qe gjasme po bente nje shtepi dhe do na i bente surprise, kthehu se nuk do pij me por une nuk kisha besim sepse ai njeri ishte betuar shume here dhe nuk e kishte mbajtur fjalen. Une i kerkova te me jepte vetem prokuren qe te beje jeten time. Me tha qe nuk te jap procure, coje ne jetimore, por presionet e tij u bene te frikeshme dhe kur me shikonte ne rruge tentonte te me shtypte me makine, u detyrova ti thoshja qe hajde mere vajzen se eshte e jotja dhe une jam vajze e dikujt tjeter, smund te ma maresh jeten. U mbylla brenda nuk dilja dot askund nga frika e atij sepse dhe motren e kisha afer por nuk shkoja, pastaj diten time te fundit ne Shqiperi i thashe me presion qe hajde mere qe te me jepte prokuren dhe mora taksi dhe vajta te shtepia e prinderve te tij kam trokitur ne deren e shtepise ka dal vjerra dhe u gezua shume sepse kishte kohe qe nuk e takonte per shkak te problemeve, ju luta qe te bindnin djalin e tyre qe te me linte te qete dhe te me jepte prokuren, por ajo mu pergjigj qe e di se ti ke vuajtur shume me ate dhe une qe e kam djal nuk do ta duroja.

I thashe qe kete femije e kemi te perbashket se tek ai nuk mund te shkoja dhe I thash mbaje gocen dhe mbushi mendjen djalit se nuk kam cfare te beje, ajo donte qe ne te bashkoheshim sic do prind, se me njerzit e atij skam pasur kurr problem dhe me kane dashur shume dhe i dua, por edhe vllai i tij me ka thene qe ti duhet ti japesh prokuren dhe vajzen spse nena duhet ta marri ai nuk flet me familjaret e tij, sepse ata nuk i flasin per kete gje dhe vetem me motren behet. Vajza ishte mesuar vetem me mua sepse ai edhe kur ishte ne shtepi ai ishte i pire tap. Kur cova vajzen te gjyshja 20 dite kisha qe i kisha hequr qumshtin e gjirit, sot vajza eshte mbrapa ne te folur ne shendet, sepse ai nuk i sherben dot ajo vetem me ilace dhe me temperature.

Mbasi dorezova vajzen ne taksi kam ikur duke qare dhe me ka marr vellai I tij ne telefon dhe me ka then pse ebere kete dhe i thashe qe kjo eshte menyra qe ai te me japi firmen, pastaj me mori babai femijes dhe me tha ktheu merr vajzen se do te vras . Pas 10 ditesh une kam ikur nga Shqiperia, ai shkoi mori vajzen prokuren nuk e dha dhe vetem me kercenonte duke me thene se do te vras duke me thene qe jo procure nuk ke per te marr por as vajzen. Pasi une ika ai e incizonte vajzen duke qare dhe i thoshte qe cfare bakshishi do ti japim mamit duke mi derguar te gjitha me video. Me mer cdo dite dhe te njejten dhune psikologjike te njejtat fjale te njejtat te shara, duke thene qe ti nuk do besh jete tjeter ti je e imja dhe skujt tjeter. Kudo njerezve te mi ju dergonte cdo lloj foto dhe dokumenti duke i kercenuar se ajo eshte gruaja ime dhe e askujt tjeter. Kohet e fundit me thote qe te kam bere denoncim qe e ke braktisur dhe ta kam heq nga memsia.

Me vone mori nje dado per vajzen me te cilen sot ka krijur dhe lidhje port e them te drejten u gezova se do me linte te qete dhe ajo ishte nene dhe do ta bindte qe te me jepte vajzen. Merrte djalin tim nga martesa e pare dhe i thoshte fjalet me te pista per mua duke perfshire edhe djalin ne gjithe kete qe ai po ben ai vazhdimisht e shqeteson djalin dhe vajti dhe atje ku jeton djali im.Kjo gje ndikoj edhe te djali duke ma vene kundra por djali e kuptoi kete gje se kush isha une, me von ai fliste me kusherinjte e tij duke i pyetur qe eshte fejuar Izaura apo eshte nje loje kundrejt meje, por ata i thane se eshte fejuar dhe ka filluar jeten e re. Ai mi bllokoi te gjitha rrjetet dhe une nuk dija asgje per vajzen dhe nuk dija ku te merrja informacion. Pas disa ditesh ne rrjetet sociale dhe i fola italisht qe te mos me kuptonte qe isha une vetem e vetem per te pare foto te vajzes per te pare qe a do ishte vajza mire apo jo, me von ai e kuptoi dhe une ju perula qe te me nxirte vajzen ne tel, ma nxori ne kamer vajza nuk me njihte, sepse me derguan nje video ku vajza mesohej qe te quante mami ate fenmer qe ai ka krijuar lidhje. Por vajza nuk e permendi kurr fjalen mama.

Vajza tani bene 2 vjeçe dhe kupton shume mire pasi une vetem 3 dite fola ajo nuk ikte nga telefoni donte te fliste gjate me mua. Qe nga data 30 tetor 2019 une se kam takuar me vazjen. Gjate gjithe kohes kame shume frike dhe marr njerzit e tij dhe pyes per vajzen dhe kur ishte ne internet i shkruaja por kur ai nuk ishte une mendoja se cfare do ndodhte. Ai e merr gocen e çon ne çerdhe dhe ne pasdite e merr e mban motra e tij por ajo eshte me depression dhe pi ilace. Kam shume frike per femijen tim, e marr ne telefon dhe e pyes ku eshte femija, femija im ose fle ne makine. Dua te me ndihmoni pasi ai me mori ne telefon dhe me dergoi me foto bileten qe ka prere ne daten 29 shkurt per te ardhur ne date 1 mars ne Greqi. Me tha beje prokuren para vitit te ri qe te shikonte adresen ku une banoja qe te gjente mua duke me kercenuar mua per te me vrar, pasi mori prokuren qe i dergova une ai perseri nuk ma solli vajzen dhe sot e kesaj dite duke vazhduar me kercenime do te vras do te zhduk.

Frike kam sepse nga ai çfare nuk pret, dhe personi qe une jetoj me te krijoi frike pasi thoshte ndoshta ai na bene ndonje skandal. Une gjithmone kam kerkuar vajzen q eta kem afer nuk e marr dot sepse po te shkoj ai me kercenon se do te me vrasi. Edhe motra e tij me ka kercenuar duke me share dhe ofenduar. Ai nje nate ishte i pire shume i pire me mori ne telefon ishte aty edhe gruaja qe ai bashkejeton dhe me kercenonte. I kam thene gabimet qe bere me mua mos i beje me ate qe ke sot ne jete. Mesa kuptoj ai shpreson se do te kthehem nje dite ne ate familje. Vazhdon te thote qe ti ndau nga ai ti jap une atij q eke 10 mije euro dhe do ti hedh te gjitha pasurite ne emrin tend, nese ti nuk do te bashkohesh me me mua hajde ktheu ne Shqiperi te jetosh me vajzen do te blej dhe shtepi, sepse dua ta kem vajzen ne Shqiperi, por ai dhe kur kisha vajzen ne Shqiperi larg nesh nga shtepia nuk vinte ta takonte. Por me ka bllokuar kam dy muaj qe nuk flas me vajzen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here