Avokati Goxhaj: Ja ku ndryshojnë 2 sistemet elektorale proporcionale me lista të hapura

0
142

Nga Avokati Altin Goxhaj

 

KU NDRYSHOJNË 2 SISTEMET ELEKTORALE PROPORCIONAL ME LISTA TË HAPURA: ?️ RAJONALI AKTUAL & ?️ KOMBËTARI!

Gjykoni vetë kush është sistem më i mirë elektoral me lista të hapura!
Te mirat dhe të këqiat e proporcionalit rajonal dhe atij kombëtar me lista të hapura:

?️ RAJONALI AKTUAL:

? Të mira:
Kryetari dhe 2-3 kokrra nuk grumbullojnë gjithë votat sps kandidojnë veç në Tiranë apo në një zonë x dhe mediat e oligarkëve përveçse në Tiranë nuk deformojnë preferencat brenda listave sps zonat janë më të vogla dhe kandidatët kanë mundësi të bëjnë fushatë në terren! Deputetët kanë një zonë specifike elektorale (me përjashtim të Tiranës për shkak të madhësisë)

? Të këqia:
Shumë vota shkojnë dëm për shkak të pragut pasi një parti mund të marrë 50 mijë vota dhe mund të mos marrë asnjë deputet pasi i ka të shpërndara gjithë votat!

?️ KOMBËTARI PA PRAG (siç e kërkoi Nisma Thurje):

? Një e mirë:
Votat nuk shkojnë dëm, sa merr aq deputet ke! Mund të votojnë edhe emigrantët kudo ku janë pasi nuk ka zonë elektorale!

? Të këqiat:
Kryetarët dhe 2-3 kokrra marin 90% të preferencave duke u lënë 136 kandidatëve për të ndarë gjths 10%! Mediat e Soros dhe oligarkëve deformojnë preferencat duke favorizuar disa dhe diskriminuar të tjerë brenda listës pasi e gjithë fushata është marketing televiziv dhe në rrjetet sociale! Deputeti s’ka zonë elektorale dhe qytetarët nuk kanë deputetë zone pasi zona është e gjithë Shqipëria!

? Cilin nga këto 2 sisteme do të preferonim ne si ??Koalicioni Për Shqipërinë???

Ne në fakt duam Mazhoritarin e Korrektuar Proporcionalisht por mes 2 Proporcionalëve më lart do të preferonim të parin sepse eleminon influencën e Oligarkisë Sorosiane dhe mediave të tyre dhe mbi të gjitha prekjen e Kushtetutës nga ky mender Parlamenti!

Por çdo analizë dhe preferencë është kot nëse nuk garantohen disa minimume standardesh mbi ruajten dhe rruajtjen e votave!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here